Aktualitet

“Ekspert me kurs kamarieri?”, Forumi për Mbrojtjen e Trashgimisë: Ja kush firmosi për mungesën e vlerave të Teatrit Kombëtar

Në një njoftim në mediat sociale, ky forum hedh dyshime se eksperti Ledion Lako ka kurs kamarieri.
Featured image of article: “Ekspert me kurs kamarieri?”, Forumi për Mbrojtjen e Trashgimisë: Ja kush firmosi për mungesën e vlerave të Teatrit Kombëtar Ledion Lako

TIRANË- Forumi për Mbrotjen e Trashgimisë Kulturore ka denoncuar sot një prej ekspertëve që ka bërë studimin për Teatrin Kombëtar. Në një njoftim në mediat sociale, ky forum hedh dyshime se eksperti Ledion Lako ka kurs kamarieri.

Më tej në denoncim bëhet me dije se ai ka firmosur pro ndërtimit të Velierës në Durrës dhe për mungesën e vlerave të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

“EKSPERT TRASHEGIMIE ME KURS KAMARIERI ?! Ish-drejtori i Trashegimise Kulturore ne epoken Kumbaro eshte nje prej eksperteve qe firmosi pro ndertimit te Velieres ne Durres dhe gjithashtu edhe per mungesen e vlerave te nderteses se Teatrit Kombetar. Nese denoncimi i meposhtem eshte i vertete, duhet te behen nul dhe firmat e hedhura nga eksperti i ministrise per te dyja projektet mostruoze ndaj trashegimise”, shkruhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Të dhënat në faqen e ministrisë së Kulturës

Ndërkohë në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, rezulton se Lako është drejtor i përgjithshëm.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment