Politike

Zgjedhje lokale në tetor! Ndërkombëtarët negociojnë marrëveshjen me palët, lëvizjet e orëve të fundit…porositë e liderëve për të besuarit: Bëhuni gati për fushatë!

EKSKLUZIVE
Partitë e mëdha u kanë kërkuar tashmë të besuarve të gjejnë stafet se fushata do të fillojë menjeherë pas përfundimit të kodit zgjedhor. Pritet vetëm data e saktë.
Featured image of article: Zgjedhje lokale në tetor! Ndërkombëtarët negociojnë marrëveshjen me palët, lëvizjet e orëve të fundit…porositë e liderëve për të besuarit: Bëhuni gati për fushatë! Votim në Shqipëri (Foto ilustruese)

TIRANË- Këshilli Politik i ka orët e numëruara për të patur një draft konsensual përfundimtar të Kodit të ri Zgjedhor. Papritur Partia Demokratike vuri një deadline (afat kohor), 31 majin për përfundimin e kodit. Ndërsa çështjet që nuk kanë konsensus janë të shumta dhe nevoja për debat dhe negociata është e madhe, përcaktimi i një afati dhe angazhimi me ambasadoren amerikane përpara mediave, se do bëjnë maksimumin për të përfunduar në 31 maj, u duk jo i arsyeshëm.

Pse duhet të përfundojë kaq shpejt kodi i ri zgjedhor? Pse nuk marrin kohën e nevojshme partitë për të diskutuar dhe zgjidhur të gjitha pikat që kanë mbetur pezull? Ç’ do ndodhë me depolitizimin e administratës zgjedhore? Me Kolegjin Zgjedhor? Me KQZ-në? Me qeverinë tranzitore? Indentifikimin, votimin dhe numërimin elektronik? Po me sistemin?

Nuk ka kohë nga ora 19.00 e së dielës deri në 24.00 për t’i zgjidhur të gjitha. Me siguri shumica e këtyre çështjeve do të mbeten pa zgjidhur. Atëherë pse nxitohet? Pse nuk i lihet koha Këshillit Politik t’ i zgiidhë deri në fund të korrikut kur përfundon sesioni parlamentar? Nëse zgjedhjet, sipas Kodit të ri, do të mbahen në 15 prill deri në 15 maj të 2021, cfarë i nxiton palët ta përfundojnë sot?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përgjigja vjen nga njerëzit e besuar të së dy partive të mëdha. Jo në periudhën e pranverës 2021, por në vjeshtën e 2020 do të ketë zgjedhje të parakohshme. 15 tetor deri në 15 nëntor, me gjasë në 1 nëntor do të mbahen zgjedhjet. Mesa duket është ambasadorja amerikane që e ka përfunduar negociatën mes palëve që përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2021 të ketë zgjedhje lokale, në mënyrë që asnjëra palë mos të hyjë në pranverën e 2021 në avantazh. Kështu zgjedhjet lokale do të jenë testi i parë i Kodit të ri Zgjedhor.

Partitë e mëdha u kanë kërkuar tashmë të besuarve të gjejnë stafet se fushata do të fillojë menjeherë pas përfundimit të kodit zgjedhor. Pritet vetëm data e saktë.

(Dosja.al)

Shto Koment