Politike

EKSKLUZIVE- Zbulohet EMRI/ Aktori Mirush Kabashi merr drejtimin e partisë së Nisma Thurje dhe Rudina Hajdarit (DETAJET)

Aktori Mirush Kabashi merr drejtimin e partisë së Nisma Thurje dhe Rudina Hajdarit. Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore ai pritet të drejtojë partinë më të re në vend.
Featured image of article: EKSKLUZIVE- Zbulohet EMRI/ Aktori Mirush Kabashi merr drejtimin e partisë së Nisma Thurje dhe Rudina Hajdarit (DETAJET) Rudina Hajdari, Nisma Thurje dhe Mirush Kabashi

TIRANË– Aktori i njohur, Mirush Kabashi, mund të jetë kryetar i një force të re politike. Megjithëse në gjendje shëndetësore jo perfekte, ai pritet të marrë përsipër drejtimin honorifik të partisë që do të regjistrojë Nisma Thurje dhe Rudina Hajdari.

Aktori i njohur, që prej vitesh mishëron revoltën ndaj sistemit politik nëpërmjet monodramës “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, është bashkuar herët me aktivistët e Thurjes. Rreth 1 vit më parë ai u përfshi në fushatën prezantuese të nismës në gjithë vendin, që përfundoi me një takim.të madh në Pallatin e Kongreseve.

Ende nuk ka një vendim zyrtar, por një nga drejtuesit e Thurrjes, Panajot Soko e la të kuptohet gjatë një intervsite në Report Tv. I pyetur nëse Rudina Hajdari do të bëhet kryetare e partisë së re, Soko tha se nuk do të ketë kryetar, por nese duhet per arsye dokumentare, do të propozohet një figurë e njohur, një artist që është bashkuar me vlerat dhe idetë e Thurjes.
Artisti i njohur që është pjesë e pandashme e Nismës, është Mirush Kabashi. Aktori është tërhequr nga aktiviteti për arsye shëndetësore, por mund ta marrë përsipër përfaqësimin, për të dhënë kontributin e tij në sfidën ndaj klasës politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të pyetur nga Dosja.al, drejtuesit e Thurjes nuk kanë bërë komente per një emër kryetari. “Nuk duam të kemi kryetar në kuptimin klasik, por, nëse duhet për çështje të regjsitrimit në Gjykatë dhe KQZ, do të propozojmë nje figurë të nderuar, mundësisht nga fusha e artit”, thanë ata për Dosja.al, pa specifikuar një emër të veçantë. Megjithatë emri nga fusha e artit tashmë është shfaqur në të gjitha takimet e tyre.

Nëse Mirush Kabashi do të bëhej kryetar i Thurjes, partia e re do të ngjante me levizjen “5 yjet” ne Itali, që u drejtua nga një aktor si Bepe Grillo, kundër sistemit politik dhe sot është partia kryesore e koalicionit qeverisës.

F.G/Dosja.al 

3 Komente në “EKSKLUZIVE- Zbulohet EMRI/ Aktori Mirush Kabashi merr drejtimin e partisë së Nisma Thurje dhe Rudina Hajdarit (DETAJET)

  1. Grillo është një kllaun Mirush Kabashi një legjend.Nuk besoj se do të krahasohet me Grillon kllaun dhe me 5 yjet sepse jemi në Itali dhe po shohim ku po përfundon.Prandsj mos bëni krahasime të tilla dhe lereni Kabashin në sëmundjen e tij.Se besoj që dhe ai ta pranojë një gjë të tillë dhe të konkurojë kundër Pd partia e parë e tij.Dhe thurja të ketë kujdes mos përfundojë di gjithë partiçkat e tjera sidomos tani që do bëhet pjesë dje zonja Hajdari.Se di akoma që partitë e qëndrës së djathtë kanë program social.

  2. Thurje është fatkeqësisht një thurje neokomuniste e krijuar nga famëkeqi George Soros .Ia kanë marrë dorën mirë, për të fshehur lëmshin zgjedhin emra të mëdhenj, si Z.Kabashi në këtë rast.

  3. Fatekeqaisht ketu nuk ekzistojn parti politike edhe nisma. Ekziston vetem fenomeni i presionit ku nje force politike i ben levizjes tjeter ne menyre qe te marri te ardhura dhe benefite nga ajo force. Do e shifni ne zgjedhje kur kjo force te marri nje ose dy deputet

Shto Koment