Aktualitet

Tirana në karantinë, kryeqyteti mbyllet nga e premtja deri të hënën! Qeveria pranon propozimin e Komitetit të Ekspertëve

EKSKLUZIVE
Komiteti i Ekspertëve i ka propozuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama mbylljen e vendit nga e premtja deri të hënën, për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve gjatë fundjavës. 
Featured image of article: Tirana në karantinë, kryeqyteti mbyllet nga e premtja deri të hënën! Qeveria pranon propozimin e Komitetit të Ekspertëve Foto ilustruese

TIRANË– Kryeqyteti do të mbyllet! Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Tirana do të kufizojë masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. 

Mësohet se Komiteti i Ekspertëve i ka propozuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama mbylljen e vendit nga e premtja deri të hënën, për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve gjatë fundjavës. 

Megjithatë deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar as nga ekspertët dhe as nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Nuk dihet nëse e njëjta masë do të merret edhe për qytete të tjera me numra të larta rastesh të infektuara nga pandemia e koronavirusit. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 39014 persona të infektuara nga pandemia, ndërkohë që 822 prej tyre kanë ndërruar jetë. Rekord infektimesh dhe të vdekurish mban Tirana me disa vatra të nxehta. 

Për të frenuar infektimet, pak ditë më parë qeveria njoftoi, pasi Dosja.al paralajmëroi lajmin, se do të vendosej ora policore. Nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit nuk lejohet lëvizja e qytetarëve. 

(k.m.f.g/dosja.al)

  • 18:51

    Nesër skadon ora policore për kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00! Çfarë do të vendosin ekspertët për ditët në vijim

    Ditën e nesërme përfundon ora policore e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve tre javë më parë. Komiteti për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19 para tre javësh vendosi ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00. Këto masa të cilat hynë në fuqi në datë 11 Nëntor ishin të vlefshme për tre javë, ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja. Tre javë më parë MSH njoftoi se kufizimi i lëvizjes do të bëhej nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit si dhe rekomandoi punën nga shtëpia për administratën. “Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, njofton MSH. Ndërkohë në vendin tonë aktualisht vendimi i cili është ende në fuqi është ndalimi i grumbullimeve më me shumë se 10 persona.

3 Komente në “Tirana në karantinë, kryeqyteti mbyllet nga e premtja deri të hënën! Qeveria pranon propozimin e Komitetit të Ekspertëve

  1. Pyetja eshte a mbani ndonje pergjegjesi ju per keto fake news? Apo çqt mjaft te beni ca klikime dhe e fshini prap?

  2. pyetja eshte a mban pergjegjesi Komiteti pse nuk e mbylli fundjaven e kaluar? apo duhej te bente ndonje lek Teg-u . apo cqt popullit qe tund kemben nga covid??

    • Po twgu tw bwj lek…e pe ti qe i vuri edhe ekonomistin mendjendritur te kromit teg qtu & kullave per Zv minister te financave apo jo???te na rroj ramsesi

Shto Koment