LIVE UPDATES
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i plotë i Luftar Reçit: Si e vramë me ‘Skorpions’ rivalin e Lul Berishës, e ndoqëm për ditë me r

9 Dhjetor 2020, 11:19 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i plotë i Luftar Reçit: Si e vramë me

TIRANE- Dosja.al sjell dëshminë e plotë të Luftar Reçit, njeriut që zbardhi dy vrasjet e bujshme që SPAK ia faturon ‘Bandës së Durrësit’, ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lame dhe rivalit të Lul Berishës, Klodian Saliu. Në dosjen e SPAK, Reçi prezantohet si i ‘penduari’ i grupit, që ka pranuar me dëshirë të plotë të rrëfejë ngjarjet e 26 dhe 27 shkurtit të vitit 2005, ku sipas tij, ai bashkë me Plaurent Dervishajn, Lulzim Berishën, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Emiljano Shullazin, kanë realizuar atentatet ndaj Lamajt dhe Saliut. Reçi tregon si nisi njohja dhe plani për të vrarë Klodian Saliun.

“Në fillim të muajit shkurt të vitit 2005 kam takuar në Tiranë, Lulzim Berishën. Takimi u realizua në vendin e quajtur pranë Stacionit të Trenit në Tiranë, vend ku unë kisha një kazino timen. Kazinoja ndodhej në bodrumin e një pallati të ndërtuar nga një ndërtues kosovar me emrin E.A. Ky pallat është pranë stacionit të tremit. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliun e kishin kundërshtar dhe kishin frikë se mos i vriste. Gjithashtu ata donin ta vrisnin edhe në lidhje me kontrabandën dhe trafiqet që bëheshin në Portin e Durrësit, pasi e shihnin si rival. Sipas Lentit, (Plaurent Dervishajt), një polic i Portit i kishte thënë Lentit që një natë Klodi me gjithë 2 persona të tjerë ju kanë pritur tek shtëpia e Lulit për t’ju vrarë. Sipas Lentit, Polici ishte i pirë tapë në momentin që i kishte thënë këtë muhabet. Pasi ramë dakord që të shkëmbenim hasmit, unë pothuasje gjithë muajin shkurt të vitit 2005 nga mesi i ditës deri vonë në darkë shkoja në Durrës me qëllim që ta njihja si fytyrë shtetasin Klodian Saliu dhe të mësoja lëvizjet e tij. Kur shkoja në Durrës çdo ditë fillimisht takoja Lulin, lentin dhe Indritin dhe më pas me qëllim që të studioja lëvizjet dhe vendet ku rrinte Klodi, ata më jepnin një djalë të ri, i moshës rreth 19 vjeç, i cili njihte Klodin si fytyrë. nëpër Durrës lëviznim me një makinë tip Benz 250, tip i vjetër me ngjyrë hiri, me targa durrësi që në dijeninë time ishte në pronësi të Indrit Taullaj. Bashkë me këtë djalin lëviznim në të gjithë vendet ku mendohej se ishte Klodi, mbaj mend përshembull se shkonim diku tek Vollga pasi dyshonim se aty kishte një lokal Klodi. Në këtë vend nuk e kam parë asnjëherë. E kërkonim diku pas bashkisë në një lokal në kat të dytë, ku na tha një natë Indriti në telefon se më duket se ishte atje. U futëm në lokal, u ulëm në një tavolinë dhe ai djali që ishte me mua, pa se nuk ndodhej aty. Kemi kontrolluar në disa lagje të Durrësit, ku dyshohej se rrinte Klodiani.”

Më tej në dëshminë e tij, Reçi zbulon sesi kanë bërë edhe prova për të inskenuar paraprakisht ekzekutimin e Klodian Saliut. “Unë, Lenti dhe Indriti filluam të bëjmë prova për mënyrën sesi do ta realizonim vrasjen e Klodian Saliut. Vendosëm që vrasja të realizohej gjatë kohës që Klodi do të shkonte të takonte…. në Tiranë. Një javë  rresht kemi pritur që të kalojë dhe ne vendoseshim tek një karburant rreth 1.5 km në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë. Ndërsa personin të cilin e thërrisnin C., e linim tek kryqëzimi i rrugës. Detyra e Cecos ishte që të mbante në vëzhgim automjetin e Klodianit nëse do të ikte nga Plepat apo do të futej në autostradë për në Tiranë. Luli sapo mori vesh që …. do të na jepte informacion për lëvizjet e Klodit, u sigurua që do të bëhej vrasja, iku në Turqi me qëllim që të mos dyshohej. Një natë para se të vritej Klodi unë kam fjetur në Durrës tek shtëpia e J….. Ditën e vrasjes në mëngjes jam takuar tek piceria e Lulit me Lentin dhe Indritin. Ndërsa Luli ishte në Turqi. Brenda picerisë kishte një zyrë si ambient më vete me kolltuqe të bardha dhe televizor. Kishim informacion se Klodi lëvizte vetëm në darkë dhe ishim në pritje të informacionit konkret. Në momentin që ka filluar të errësohej kemi shkuar tek shtëpia e J. dhe morëm një makinë tip BMW x5 me ngjyrë të zezë në të cilën ishte vendosur një targë italianë. Me vete kishim armë zjarri dhe më konkretisht unë kisha një pistoletë të markës “Beret”, marinsash e vitit 2002, me 15 fishekë. Lenti kishte jë automatik të tipit “Skorpions, dhe dy karikatorë rezervë kurse Indriti kishte një pistoletë me 15 fishekë e kromuar, e cila ishte e Lulit dhe një pistoletë tjetër me mulli që kishte 6 fishekë. Në momentin që u errësua ne jemi parkuar tek i njëjti karburant siç e përshkrova më sipër, kur C tek kryqëzimi.”-vijon i penduari rrëfimin e tij.

Luftar Reçi, në dëshminë e tij tek prokurori Altin Dumani pohon se ekzekutimi është realizuar atë ditë dhe se ekzekutorë kanë qenë Plaurent Dervishaj, dhe Indrit Taullai, i cili i ka dhënë edhe goditjen finale.

“Gjithashtu Lenti dhe Indriti kishin siguruar informacion….e Klodit se ai lëvizte me një automjet tip mercedez 300 me ngjyrë gri, tip i vjetër, me targë Durrësi. Nuk e mbaj mend orën e saktë, por pasi kishim rreth 40-50 minuta që prisnim, C… telefonoi Indritin dhe i tha se Klodi ishte futur në autostradë dhe se në makinë ishin dy veta. C… i tha indritit se Klodi drejtonte makinën. ne u bëmë  menjëherë gati dhe ishim ulur në këtë mënyrë, unë isha shofer, Indriti ishte ulur në vendin e parë të pasagjerit, kur Lenti ishte ulur në sediljen e pasme mbrapa Indritit. Pasi kaloi Benzi në fjalë, unë ndeza makinën dhe u nisëm në ndjekje të makinës ku ishte Klodi. E arritëm shpejt, por nuk e parakalonim dot, për shkak të makinave të tjera. Diku mes Vorës dhe Durrësit i jemi afruar dhe jemi vendosur paralel me automjetin që drejtonte Klodi dhe nga dritarja e BMW-së, kanë qëlluar me armë në drjetim të Klodit, Indriti me pistoletë dhe Lenti me Skorpions. Dua të theksoj se që në momentin që u vumë në ndjekje të makinës së Klodit kemi mbajtur xhamat e makinës hapur. Kemi ecur paralel rreth 10 sekonda, kohë gjatë së cilës, automjeti që drejtonte Klodi është shmangur nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Pasi makina e Klodit përfundoi në kanal, Indriti bërtiti me të madhe “O lal, mbaje, mbaje”. Hapa krahun dhe nga BMW që unë drejtoja ka zbritur Indriti dhe i është afruar Benzit të Klodit dhe e ka goditur Klodin tri herë me pistoletën me mulli. Unë isha shumë afër dhe këtë moment e kam fiksuar shumë mirë. Indriti i ka thënë pasagjerit që nëse donte të shpëtonte ta mbyllte gojën….”

Dje, SPAK njoftoi pas lajmit të Dosja.al operacionin “Asgjë nuk harrohet“, ku janë zbardhur dy atentatet e bujshme. Ngjarjet janë zbardhur falë Luftar Reçit, i cili ka rrëfuer ekzekutimin e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt. Urdhër-arrestet janë ekzekutuar për Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa Lul Berisha dhe kunati i tij, Plaurent Dervishaj ia kanë dalë të arratisen jashtë vendit.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet asgje nuk harrohet luftar reci lulzim berisha plaurent dervishaj vrasja e klodian saliut asgje nuk harrohet luftar reci lulzim berisha plaurent dervishaj vrasja e klodian saliut

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni