Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Lirohet nga burgu Florenc Çapja, gjykata pushon çështjen për vrasjen e policit Fadil Mema

Lirohet nga burgu Florenc Çapja, gjykata pushon çështjen. Lajmi konfirmohet nga avokati i tij Neshat Fana.
Featured image of article: EKSKLUZIVE/ Lirohet nga burgu Florenc Çapja, gjykata pushon çështjen për vrasjen e policit Fadil Mema Fadil Mema dhe Florenc Çapja

ELBASAN- Lirohet nga burgu Florenc Çapja, gjykata pushon çështjen. Për Dosja.al avokati i Çapjas  ka deklaruar se gjykata ka pushuar çështjen ndaj  klientit të tij.

Gjykata ka pushuar çështjen ndaj Florenc Çapjas. Kur çështja nga Gjykata është pushuar i bie që është i pafajshëm.“, është shprehur avokati i Florenc Çapjas, Neshat Fana. Nuk dihen ende arsyet pse gjykata mori këtë vendim kësaj here.

Pse u arrestua Florenc Çapja?

Florenc Çapja, anëtari i njohur i fisit, Çapja,u arrestua më 14 qershor të 2019 gjatë një operacionit “KRASTA” në Elbasan pasi mbi të rëndonin akuzat  “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Çapja u mor i pandehur për një krim të kryer në vitin 2006 në Elbasan, ku u vra ish-oficeri i Policisë Fadil Mema. Për këtë krim ai është arrestuar dy herë të tjera por është liruar, për shkak të mungesës së provave dhe dëshmitarëve.

Historia:

Etja për të eliminuar fizikisht Fadil Memën, ka ardhur pasi në Elbasan është vrarë Sokol Çapja në dhjetor të 2005.  Ky nisi edhe saga e vrasjeve të njëpasnjëshme.

Sokoli dhe Dritan Sheme, një killer me pagesë dhe mik nga ana e gruas me Fadilin, urdhërohet nga Çapja të vrasi Rezart Çelën në Elbasan. Kontrata e vdekjes ishte dakordësuar mes Shemes dhe Sokol Çapjas për 30 mijë euro. Plani u krye,  Sheme, si një killer profesionit, ekzekuton në tetor 2005 Rezart Çelën, dhe pas disa ditësh paraqitet tek Sokol Çapja, për të kërkuar diferencën prej 15 mijë euro.  Këtu pati një përplasje. Mes killerit me pagesë Sheme dhe Sokol Çapja, hapet një konflikt i ri, ku pati disa tentative vrasje nga të dyja palët pas sherrit për lekët.

Në këtë konflikt hyri spontanisht Fadil Mema, ish-efektiv i policisë rrugore Elbasan, i cili pasi ditë kishte shkuar tek lokali i Çapjave  “Univers”, për të festuar 50-vjetorin e ditëlindjes. Këtu Mema u përplas me Çapajn, pasi ky i fundit i kërkoi që Dritan Sheme që ishte përfshirë në listën e të ftuarve të tij , nuk duhet të ishte në atë lokal. Pas kësaj ngjarje tre persona vranë Sokol Çepjan më 2005 në një lokal të qytetit. Fisi Çapja u acarrua shumë dhe kërkonin hakmarrje. Në atë periudhë policia shpalli në kërkim Dritan Shemen, ndërkohë arrestoi dy bashkëpuntorët e tij Gentian Beqirin dhe Armando Hasanin.

Ndërkohë mllefi i fisit Çapja ishte shtuar dhe kërkonin shpagim tek Fadil Mema, njeriut të cilit më vonë pas goditjes me 11 plumba i kanë kërkuar falje.  Por edhe pse u largua nga Shqipëria për në Itali, Fadil Mema nuk mundi të shëtonte, ai u ekzekutua.

J.V/Dosja.al

Shto Koment