AktualitetFactcheck

EKSKLUZIVE/ Ja kush është çifti vlonjat që vodhi 2 mln € makineri ndërtimi në Itali, biznesmeni ‘bamirës’ që rrahu rojen për 50 lekë parkim

  • Operacioni "Digger", si u prangos biznesmeni shqiptar dhe grupi
  • Dosja.al zbulon ekskluzivisht identitetin e biznesmenit shqiptar që u arrestua dy ditë më parë në Itali në kuadër të operacioni “Digger”. Eduart Alikaj, dhe bashkëjetuesja e tij, Çeljeta Dalipaj, janë të përfshirë në skemën e vjedhjes së makinerive të ndërtimit, që kapin një vlerë prej gati 2 milionë euro.
    Featured image of article: EKSKLUZIVE/ Ja kush është çifti vlonjat që vodhi 2 mln € makineri ndërtimi në Itali, biznesmeni ‘bamirës’ që rrahu rojen për 50 lekë parkim Eduart Alikaj, Celjeta Dalipaj, cifti vlonjat i arrestuar ne Itali

    ITALI- Eduart Alikaj, pronari i kompanisë së ndërtimit “Edal-Vlora Construction”, dhe bashkëjetuesja e tij, Çeljeta Dalipaj, janë dy kokat e organizimitskemës së vjedhjes së makinerive të ndërtimit në Itali. Dosja.al ka arritur të mësojë identitetin e biznesmenit vlonjat që u arrestua 2 ditë më parë, në operacionin “Digger” të drejtuar nga prokurori Matteo Centini. Personi që shihni në këtë foto është biznesmeni vlonjat, Eduart Alikaj i cili arriti të ndërtonte një skemë të mirëfilltë super vjedhjesh me vlerë në veri të Italisë.

    Eduart Alikaj, biznesmeni i arrestuar ne Itali

    Por kush është Eduart Alikaj, “bamirësi” që rrahu punonjësit e Tis Park për 50 lekë parkim?

    Një burrë vanitoz që arriti të merrte çmimin “Protagonisti i Vitit”, është Eduart Alikaj, ndërkohë që në Vlorë, ai njihet si ‘bamirësi’. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Alikaj ka ndërtuar një sërë veprash publike në këtë qytet, të cilat redaksia e Dosja.al është duke i verifikuar dhe do t’ju informojmë në vijim, si edhe punime rrugësh falas për qytetarët.

    Eduart Alikaj, biznesmeni i arrestuar

    Emri i 47-vjeçarit ka dalë në media për herë të parë në vitin 2016, kur ai u përfshi në një konflikt me thika, ku mbetën të plagosur 3 persona. Asokohe u raportua se më 12 dhjetor 2016, Alikaj u konfliktua me punonjësit e “Tispark”, dhe se shkak i sherrit dhe konfliktit fizik ishte bllokimi i makinës së Alikajt në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës. 

    Ndaj mes Alikajt dhe mikut të tij Hënes Dalipaj nisi sherri me punonjësit e kompanisë,TIS Park shpk”.  Alikaj kishte parkuar mjetin e tip ML me targa AA 777 KP dhe kishte refuzuar të bënte pagesën prej 50 lekësh në orë. (Një tipar jo i zakontë për një bamirës si Alikaj).

    Pamjet e Alikajt të gjakosur bënë xhiron e rrjetit, ndërkohë që në vitin 2018, dëgjuam sërish për emrin e tij…

    Eduart Alikaj, i rrahur ne vitin 2016

    shkurt të vitit 2018, Eduart Alikajt iu dogj makina tip “Benz” në qendër të Vlorës, ndërsa vetë Alikaj, sfidoi autorët në Facebook, ku tha se do t’i jepte shpërblim 10 herë sa vlera e “Benz-it”, personit që dogji mjetin nëse i tregon ‘porositësit’.

    Makina qe iu dogj Eduart Alikajt

    Digger, operacioni që nisi nga një eskavator i braktisur, makineritë e vjedhura i zgjidhte gruaja

    Mediat italiane dhanë detaje lidhur me shpërbërjen e këtij grupi, të drejtuar nga çifti vlonjat. Grupi kryente vjedhjet në veri të Italisë dhe i eksportonte makineritë në Shqipëri, ku ato përdoreshin për ndërtimin e rrugëve, dhe tenderat publikë.

    Eduart Alikaj dhe Celjeta Dalipaj

    Operacioni nisi nga një eskavator i ‘braktisur’ në Villanova nel Piacentino, ku një qytetar telefonoi policinë pasi kishte parë disa persona duke e vëzhguar mjetin. Menjëherë policia zbuloi se makineria ishte e vjedhur në Parma.

    Eskavatori kishte një numër shasie të rreme dhe ishte fshehur për t’u marrë disa ditë më vonë për transferimin jashtë Italisë. Hetimi filloi në korrik 2018 dhe përfundoi pas gjashtë muajve. Grupi kishte personat që kryenin vjedhjet, të tjerë që ndryshonin numrat e shasive dhe sipërmarrësit që lëshuan fatura false për shitje.

    Eduart Alikaj

    Grupi ka realizuar 6 vjedhje në kantieret e ndërtimit në Italinë Veriore, duke nisur që nga (Dalmine, Ridiamo, Tortona, tre në Fontevivo), me një vlerë prej 2 milionë eurosh. Alikaj shkoi në Itali, bashkë me shtetasen Çeljeta Dalipaj, me të cilën ka edhe fëmijë dhe bashkëjetojnë herë në Vlorë e herë në Itali.

    Në total, grupi ishte i përbërë nga 9 persona. Pajisjet i zgjidhte Çeljeta, ndërsa menjëherë dy shqiptarë të tjerë hynin në lojë, dhe bënin të mundur që makineritë të mos gjurmoheshin duke bërë modifikimin e tyre. Ndërkohë që italianët, lëshonin fatura të rreme sikur mjetet ishin blerë në Itali, dhe i dërgonin në adresa false, duke i zhdukur përgjithmonë nga Itali. Përmes portitAnconës, këto makineri hynin në Shqipëri, ku përdoreshin për të ndërtuar rrugët që Alikaj kishte fituar me tendera publikë.

    Eduart Alikaj dhe Celjeta Dalipaj

    Eduart Alikaj dhe Çeljeta Dalipaj, bashkë me të akuzuarit e tjerë ndodhen në burg, dhe akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që merrej me vjedhje dhe pastrim parash. Ata u arrestuan falë GPS në një prej mjeteve të vjedhura, që ndodhej në autostradë në Modena. Në atë moment, policia arrestoi dy punëtorët shqiptarë të punësuar nga çifti, e më pas në pranga u vunë edhe dyshja nga Vlora.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment