Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Guxim kam por jo deri këtu”, zbardhen bisedat e kontrollorëve, Mezini: Mua dhe Lolën na pushuan, kemi prekur fundin! (Fezga rezervoi 25 dhoma dyshe në Rinas

  • Mua dhe Lolën na pushuan, e prekëm fundin, zbardhen bisedat e Whatsapp
  • Në material pretendohet se kontrollorët kishin prenotuar edhe dhoma Hoteli në momentin që do të nevojitej fjetja në hotel.
    Featured image of article: EKSKLUZIVE/ “Guxim kam por jo deri këtu”, zbardhen bisedat e kontrollorëve, Mezini: Mua dhe Lolën na pushuan, kemi prekur fundin! (Fezga rezervoi 25 dhoma dyshe në Rinas Foto nga Rinasi dhe dokumentet

    TIRANE- Dosja.al ka siguruar urdhër-ndalimin e prokurorisë për kontrollorin Armando Fezga, Muhin Mezini dhe Flora Ndreca. Në materialin e prokurorisë, organi i akuzës ka zbardhur bisedat e tri kontrollorëve të ndaluar, Muhin Mezini, Flora Ndreca dhe Armando Fezga. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa në bisedat mes tyre, prokuroria i akuzon se e kanë organizuar prej kohësh grevën dhe mbylljen e aeroportit. Në material pretendohet se kontrollorët kishin prenotuar edhe dhoma Hoteli në momentin që do të nevojitej fjetja në hotel. Në fund të shkresës, i ndaluari Armando Fezga, ka kundërshtuar procesverbalin. I njëjti akt është bërë edhe nga i ndaluari Muhin Mezini.

    Dosja për kontrollorin Muhin Mezini

    Në fletën e përpiluar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, sqarohet se OPGJ-të kanë kontrolluar me detaje telefonin e përgjegjësit të kontrollorëve, ku edhe janë gjetur mesazhe që provojnë planifikimin e plotësimit të formularit. Në “what’sApp”, Mezini ka komunikuar me Flora Ndrecën, dhe me një koleg të quajtur Ezi, i cili i ka dërguar një kopje të formularit të tij, duke i kërkuar edhe këshilla për plotësimin e tij në mënyrë korrekte me ligjin. Ndërkohë që edhe tre kolegë të tjerë kanë pranuar se ishte Mezini organizatori i tyre. Mirëpo ky i fundit ka mohuar gjithçka duke u shprehur se: Kundërshtoj pretendimet e ngritura.

    PROCESVERBALI I PLOTË:

    Me iniciativën e Policisë për shkak të gjendjes së ngutshme, sepse ai ka rrezik ikjeje dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal. Më datë 07.04.2021, në sekretarinë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë është depozituar materiali kallëzues i dërguar nga Shoqëria Albcontroll me anë të të iclës janë kallëzuar penalisht Flora Ndreca, Muhin Mezini dhe Armando Fezga, si të dyshuar të kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”. Nga tërësia e hetimeve të kryera, si kqyrja e apararatit celular në posedim të shtetases Flora Ndreca është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit “What’s APP” me shtetasin Gersi Spaho, të cilit me datë 6 prill 2021, ora 21″12 i shkruan se “mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqjen të gjithë por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin? Në datë 6 prill 2021 Muhin Mezini i ka dërguar Olsi Petrit nëpërmjet aplikacionit “What’s App” foto të formularit të paaftësië së parakohshme të plotësuar në emrin e tij, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur: Në 12 aty jam. Në datë 6 prill, Muhin Mezini i ka dërguar kontraktit të regjistruar me emrin Ezi, fotot të formularit të aftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa bashkëbiseduesi Ezi i përgjigjet “e mira është të shkruash më shkurt.”

    Nga përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre në vijim del se Mezini e orienton Ezin për mëmyrën e përpilimit të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emrin e tij. Ndikimi i Muhin Mezinit me detyrë mbikqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror provohet edhe nga deklarimet e Erion Alibali dhe Erjan Kristafi. Gjithashtu nga deklarimet provohet se Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre pë rtë plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshe për punë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pjesë nga dosja për Armando Fezgën: 

    Më datë 07.04.2021. në Sekretarinë e Prokurorisë së pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është depozituar materiali kallëzues i dërguar nga shoqëria Albcontrol Sh.A, me anë të së cilës janë kallëzuar penalisht shtetasit Flora Ndreca, Muhin Mezini dhe Armando Fezga si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim. Nga tërësia e veprimeve hetimore të tilla si kqyrja e aparatit celular në posedim nga shtertasit Armando Fezga është kontatuar se ky shtetas ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit Whatsapp, me shtetasin Eldi Dervishi të cilit më datë 06.04.2021, ora 11:34, i shkruan “Nokut ja ka plotësu Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati, hë në fund do e nisin”. Më pas, në komunikimin në grup të datës 06.04.2021, ora 04:25, kontakti i regjistruar me emrin Hajredini i shkruan shtetasit Armando “Po unë them duhet të bëni dhe tokai, jo vetëm atë”, ndërsa kontakti Klesti shkruan “Mylle kullën”. Shtetësi Hajredin i përgjigjet “Se nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg Maxi me çakmak prapa ndërmarrjes.”

    Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton se ky shtetas më datë 7 .04.2021 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrollorëve të Albcontrol sh.a në Hotel Airport Tirana.
    Gjithashtu nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme në punë, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësisë së veccantë. Kryerja e këtyre veprimeve në datat 06.04.2021 dhe 07.04.2021 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin Nënë Tereza, Tiranë, duke mos bërë të mundur uljen dhe ngritjen e avionëve. Këta shtetasë me veprimet dhe mosveprimet e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të shtetasve (udhëtarëve) si dhe personit juridik.

    (F.g/dosja.al)

    2 Komente në “EKSKLUZIVE/ “Guxim kam por jo deri këtu”, zbardhen bisedat e kontrollorëve, Mezini: Mua dhe Lolën na pushuan, kemi prekur fundin! (Fezga rezervoi 25 dhoma dyshe në Rinas

    1. Ne cdo vend te botes..anetaret e sindikatave komunikojne me njeri tjetrin per organizimin e greves..ne asnje vend te botes prokuroria i konsideron komunikimet si puc shteti..dosja.al lutem ta trajtoni ne kete kendveshtrim kete ceshtje.

      • me paaaak fare inteligjence do kuptoje qe ketu behet fjale per bllokimin e nje sherbimi te rendesise se veçante,jo per lidhje te thjeshta,pooooor,per organizim te cenimit te SIGURISE KOMBETARE

    Shto Koment