Bota

Ekspertët paralajmërojnë tajfun të fuqishëm në Japoni, evakuohen mbi 200 mijë banorë

Për shkak të stuhisë qindra mijëra njerëz janë këshilluar të strehohen ne vende te caktuara si shkolla dhe qendra komuniteti. Kjo përfshin të 36,600 banorët e qytetit të Goto, në Nagasaki, ku tajfuni mund të godasë drejtpërdrejt.
Featured image of article: Ekspertët paralajmërojnë tajfun të fuqishëm në Japoni, evakuohen mbi 200 mijë banorë Foto ilustruese

JAPONI–  Mbi 200 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga zonat e Japonisë të cilat kërcënohen nga një stuhi e fuqishme që po afrohet.  Pritet që tajfuni “Haishen” të intensifikohet ditën e sotme, duke sjellë reshje të mëdha shiu, stuhi dhe erëra me më shumë se 100mph (160km/h).

Tajfuni i fundit ka çuar në mbylljen e fabrikave, shkollave dhe bizneseve në të gjithë Japoninë perëndimore, ndërsa qindra fluturime dhe shërbime treni janë anuluar për sigurinë e njerëzve.

Sa i përket kësaj situate, qeveria e Japonisë do të mbajë një takim urgjent me kabinetin ditën e sotme për të diskutuar mbi pasojat e tajfunit

Për shkak të stuhisë qindra mijëra njerëz janë këshilluar të strehohen ne vende te caktuara si shkolla dhe qendra komuniteti. Kjo përfshin të 36,600 banorët e qytetit të Goto, në Nagasaki, ku tajfuni mund të godasë drejtpërdrejt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për fat të keq tajfuni Haishen ka detyruar rojen bregdetare të Japonisë të ndërpresë kërkimin e saj për marinarët e zhdukur nga një anije mallrash që u fundos gjatë Typhoon Maysak.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment