LIVE UPDATES
Ekonomi

Ekonomia miraton vendosjen 10% të TVSH-së te inputet bujqësore dhe heqjen e skemës

23 Nëntor 2021, 06:15 Nga DOSJA
Ekonomia miraton vendosjen 10% të TVSH-së te inputet bujqësore

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në diskutimet nen për ne të projektligjeve të paketës fiskale, miratoi ndryshimet për vendosjen e TVSH-së 10% te çmimet e inputeve bujqësore, heqjen e TVSH-së 6% të kreditueshme dhe përjashtimin nga TVSH-ja makineritë e importit për investime deri në 500 mln lekë nga 50 mln lekë që është.

Ndryshimet e propozuara nga ministria e Financave dhe Ekonomisë në projektligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” u kundërshtuan nga deputeti Erjon Braçe, sipas të cilit ato vijnë në një kohë kur në tregjet ndërkombëtare janë rritur çmimet e inputeve bujqësore. “Nuk ka mundësi të ndodhë rritja e taksave kur rriten çmimet e inputeve bujqësore. Prej muajt prill në tregjet e huaja çmimet e inputeve bujqësore janë rritur dhe kjo taksë do të transmetohet e plotë te kostoja e punës të bujkut. Nuk ka asnjë vend sot në Europë që të diskutojë paketë fiskale me rritje kur çmimet janë në rritje. Përjashtimet nuk nisin nga sektori që është më në hall”.

Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj tha se zbatimi i një skemë që subvencionon për litër qumështin e fermerit jep mundësi prodhuesit për të qenë konkurrues me vendet e rajonit, si dhe për të mos lejuar rritjen e mallrave të importit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pohoi se heqjet e përjashtimeve të sektorit do të zëvendësohen me skema subvencionuese direkte për fermerin. Ibrahimaj shtoi se për 2022 fondi për subvencionet e fermerëve është 3,2 mld lekë. “Me skemën e TVSH-së 6% subvenciononim grumbulluesin, kurse tani do të subvencionohet direkt fermeri. Skema e subvencionimit do të bazohet te autofatura me TVSH zero për vlerën e mallit që do të lëshojnë fermerët. Fondi për subvencionet e fermerit është 1,4 mld lekë më shumë se 2021. Në ndihmë të fermerëve do të jetë edhe fondi 200 mln lekë për mbështetjen e investimeve e reja”, tha Ibrahimaj.

TVSH-ja e importit për investimet

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj sqaroi se arsyeja e ndryshimeve në ligjin për TVSH-në të përjashtimit të TVSH-së për importin e makinerive për investime nga 50 mln lekë që është në 500 mln lekë është sepse nuk merrej rimbursimin i TVSH-së për investimet që kryenin, për shkak të mungesës të aftësisë paguese të administratës tatimore. Ibrahimaj tha se kjo masë nuk kishte zbatim të gjerë. “Në total vjet përfituesit e kësaj mase ishin 500 sipërmarrje. Nuk është një masë që kishte zbatim të gjerë në një fashë mbi 1,500 sipërmarrje. Ndryshimet për të përjashtuar nga TVSH-ja makineritë e importuara për vlera investimi mbi 500 mln lekë synon të lehtësojë projektet madhore strategjike për vendin, si sistemet foltaike apo siç ishte projekti TAP”.

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku shprehu shqetësimin se këto ndryshime janë në kurriz të 95% të bizneseve dhe favorizojnë sërishmi 5% të bizneseve. Deputetja Tabaku evidentoi se sërishmi këto ligje bëhen për të ashtuquajturit “investitorë strategjikë” që janë të njëjtët persona që bëjnë ligje me porosi.

“Paketa e re fiskale e qeverisë ka hasur në pakënaqësi tek të gjitha dhomat e tregtisë dhe gjithashtu nga shoqata e bujqëve që prej javësh janë në protestë. Qeveria Rama duket se po injoron kërkesat e qytetarëve ndërsa brenda mazhorancës vërehet një skizmë ku argumentet e djeshme të opozitës po përdoren edhe sot nga mazhoranca.”

Heqjet e tjera të përjashtimeve nga taksat

FMN në 2019 ka rekomanduar sipas ministres të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj që të hiqen përjashtimet nga taksat në sektorin e turizmit dhe shëndetësisë, por që u shtynë për shkak të pandemisë. “Propozimet për heqjen e përjashtimeve janë bërë që në vitin 2019. Është rekomanduar heqja e tyre edhe për sektorin e turizmit, por nuk u zbatua pasi është sektori më i prekur nga pandemia. Një tjetër rekomandim është heqja e TVSH-së për shërbimet spitalore, edhe ky rekomandim u shty për shkak të situatës nga pandemia”.

Deputeti i PS, Erjon Braçe propozoi të hiqet përjashtimi nga TVSH-ja që është në ligj për furnizimin me tokë dhe ndërtesë, për zonat rezidenciale jashtë zonave urbane, por edhe në zonat bregdetare, duke përjashtuar vetëm programet e rindërtimit. “Ky propozim vjen pasi këto ndërtesa të shfrytëzuara për shumë pak kohë nga individët që i blejnë, po shkatërron turizmin. Nëpërmjet këtij propozimi frenojmë edhe zënien e tokës në periferi të Tiranës, bregdet, edhe në fshat. Sot po shiten vila me çmime 1 milionë euro në zona si: Hamallaj, Farkë, Lalz, Palasë, Drimadhes etj”.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë tha se propozimi do të merret në konsideratë vitin tjetër kur të diskutohet ligj i ri për taksimin e pasurive të paluajtshme që do të preket edhe taksimi i shitjes të tokës./MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi bujqesia bujqesia ne shqiperi delina ibrahimaj ekonomi bujqesia bujqesia ne shqiperi delina ibrahimaj ekonomi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni