Editorial

Ekonomia dhe Politika

Featured image of article: Ekonomia dhe Politika

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara e mbajtën botën pezull, sepse demokracia të cilën të gjithë e kemi identifikuar si demokracia model, kaloi një moment kritik i cili pak a shumë prek të gjithë botën.

As në makthet e tij më të këqija ai vend, të cilin shumë e shohin si yllin e kapitalizmit, nuk mund të mendonte se do të kishte këto momente pasigurie kaq të madhe jo vetëm për të tashmen, por edhe më serioze, për të ardhmen. Thellë – thellë, ajo që po ndodh aktualisht është se askush nuk e di se si do të përfundojë kjo përballje e ashpër në një vend të ndarë midis dy forcave antagoniste.

Pavarësisht nga fakti që Joe Biden tashmë është presidenti i ri dhe se demokratët do të kenë fuqinë në Ekzekutiv dhe përfaqësim më të madh në Legjislativ, ekziston një e vërtetë e pamohueshme. Trump ka 70 milion vota dhe ndjekës. Pyetja nuk është më se kush do të fitojë por se si do të drejtohet ai vend me atë realitet politik.

Për pjesën tjetër të botës që ka ndjekur minutë pas minute çfarë po ndodhte atje, ka shumë mësime që mund të nxirren nga kjo situatë në të cilën po jetojnë amerikanët dhe që kërkon reflektime për realitetet tona për të bërë të mundur shmangien e kostove të mëdha në të ardhmen.

Një nga këto mësime ka të bëjë me atë ecuri që ka karakterizuar ekonominë në kohët e fundit. Me një vështrim të gjerë, është e nevojshme të fillohet të kuptohet se ne kemi nënvlerësuar marrëdhëniet e ndërlidhura të ekonomisë me politikën.

Kjo e fundit ka bërë pjëse tek fraza e famshmeceteris paribus (latinisht: gjërat e tjera të barabarta) e cila izolon këto realitete nga analiza e variablave makroekonomikë. Por ajo që po vërejmë është se ekonomia nuk është neutrale përkundrejt politikës, mënyrës së ushtrimit të pushtetit dhe mënyrës së menaxhimit të burimeve publike.
Një ekonomi e cila do të jetojë në mes të këtij polarizimi, pavarësisht tonit pajtues se kush do të mbajë pushtetin, a mund të menaxhohet lehtësisht kur vendimet kritike do të përballen me këtë polarizim?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse nuk ndodh një mrekulli, vonesat, kontradiktat dhe reformat janë më e pakta që mund të ndodhin me pasojat e dukshme të ngadalësimit të rritjes ekonomike. Por jo vetëm marrëdhënia midis ekonomisë dhe politikës duhet të shikohet nga ky moment e tutje. Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është si të arrijmë në një situatë të cilën ne shqiptarët gjithashtu e njohin shumë mirë?

Përveç kësaj, pyetja që pak bëjnë është se deri në çfarë mase modelet e zhvillimit që përqendrojnë përfitime në disa sektorë, por varfërojnë të tjerët, nuk kanë grimcën e tyre të rërës në krijimin e këtyre situatave të konfrontimeve politike siç janë ato që po përjetojnë Shtetet e Bashkuara?? Me fjalë të tjera, politika gjithashtu ndikon në ekonomi.
Po sikur të zbatojmë të njëjtin arsyetim në Shqipëri. Shpresojmë shumë që të jemi duke jetuar kapitullin e fundit në një polarizimi të gjatë politik. Plot urrejtje, skualifikime dhe trajtimi si një fillim i ri sa herë kur një qeveri e re merr detyrën.

E pastaj vjen pandemia dhe ne na kushton më shumë se vendeve tëtjera fqinje, ne ndihemi të përbuzur në vendin tonë, ku jeta jonë nuk ka asnjë vlerë, kur nuk paguajmë dot për të jetuar kur na mbyt papunësia, varfëria, dhe mbi të gjitha, një riaktivizim shumë i ngadaltë i ekonomisë.

Këto dy situata, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, duke ruajtur proporcionet logjike, mund të përmblidhen në një pyetje të vetme. A është ekonomia neutrale ndaj politikës? Nëse përgjigjja është negative, është koha që, ne, ekonomistët të ndalojnë përçmimin e shkencëtarëve politikë, analistëve, antropologëve, sociologëve dhe anëtarëve të shkencave të tjera shoqërore në mënyrë që të fillojmë të kuptojmë më mirë njerëzit, se çfarë ndikon tek jeta e tyre, të kuptojmë më mirë vendimet politike që ndikojnë në nivelin e mirëqenies së tyre, por gjithashtu edhe reagimet e tyre.

Ndoshta ka ardhur koha për të braktisur idenë që ka mbizotëruar në dekadat e fundit se mjafton të shikojmë ekuilibrat makroekonomikë që vendet të zhvillohen. Nëse kemi një vështrim më të gjerë, është e mundur që jo vetëm niveli i rritjes ekonomike që ne kërkojmë të ndodhë, por që pabarazia jonë e turpshme dhe padrejtësia sociale të fillojnë të zvogëlohen.

Le të mësojmë nga ato që Shtetet e Bashkuara po përjetojnë dhe të zbatojmë këto mësime në mënyrë që të mos gabojmë në zgjedhjet e 2021. Kemi pak kohë për të reflektuar dhe nuk duhet ta humbasim këtë mundësi për të njohur ndikimin që ka politika në ekonomi.

Etiketa:

Shto Koment