Horoskopi

Eklipsi hënor: Astrologia Meri Shehu tregon ndryshimet jopozitive që do të pësojnë shenjat e zodiakut: Virgjëresha, Peshqit dhe Binjakët do të…

Mbrëmjen e sotme do të ndodhë eklips i plotë në gradën e 15-të të shenjës së Shigjetarit.
Featured image of article: Eklipsi hënor: Astrologia Meri Shehu tregon ndryshimet jopozitive që do të pësojnë shenjat e zodiakut: Virgjëresha, Peshqit dhe Binjakët do të… Meri Shehu
Përditësuar:

TIRANE-Virgjëresha, Peshqit dhe Binjakët duket se janë shenjat e zodiakut të cilat do të ndikohen më së shumti nga eklipsi i datës 5 Qershor.
Mbrëmjen e kësaj date do të ndodhë eklips i plotë në gradën e 15-të të shenjës së Shigjetarit. Ky ndryshim do të sjellë paqëndrueshmëri dhe një kundërshtim nga ana e Marsit në Peshk. Nga ana tjetër, Shigjetari është shenja që do i japë një ngjyrim të veçantë këtik eklipsi për shkak të lirisë së horizonteve që e karakterizon.

Ndërkohë me poshtë gjeni ndikimet e këtij eklipsi për secilën shenjë të zodiakut sipas astrologes së njohur shqiptare Meri Shehu.

Dashi – Shenja juaj do përjetojë një moment të fuqishëm ndriçimi në lidhje me horizonte të reja, mundësi të reja, udhëtime, studime dhe kontakte të rëndësishme. Kujdes nga kundërshtarët.

Demi – Do hapet përpara jush e gjithë fushëpamja e çështjeve ekonomike e personale që kanë qenë të kushtëzuara. Ndoshta do fitoni gjithçka por ndoshta mund të jetë thjesht një ëndërr e bukur.

Binjakët – Në fushën e marrëdhënieve do ketë situata të fuqishme, ndarje e sqarime por që në disa raste do ta keni kuptuar me vonesë që keni qenë mashtruar e tradhtuar apo anasjelltas.

Gaforrja – Çështje të përditshmërisë, shëndetit dhe punës do jenë në qendër të vëmendjes duke ju kujtuar që jo cdo punë apo veprimtari e kësaj periudhe është e duhura.

Luani – Dashuritë e mëdha meritojnë momente të mëdha dhe funde të mëdha. Përpiquni ti jepni fund me hijeshi një marrëdhënie të gënjeshtërt.

Virgjeresha – Një marrëdhënie familjare apo një biznes familjar do ketë një lloj problemi apo do kuptoni një mashtrim apo tradhti e cila ju ka bërë të jetoni një mashtrim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Peshorja – Një ide e re dhe një plan i ri por me mundësi dhe me një filozofi të re do ju bëjë ta kaloni lumin e pengesave. Përndryshe do jeni shumë të zhgënjyer me veten.

Akrepi – Një çështje ekonomike duhet të përmirësohet me patjetër. Ka ardhur momenti të dini të menaxhoni më mirë punët dhe mundësitë apo talentet tuaja.

Shigjetari – Eklips hënor në shenjën tuaj dhe ju do përfaqësoni një emocion të madh në jetën tuaj dhe të të tjerëve me prezencën apo bashkëpunimet tuaja.

Bricjapi – Shumë psikologjikisht të mbyllur dhe melankolik do ju gjejë eklipsi hënor. Nuk është momenti të mbylleni por të frymëzoheni dhe të deklaroni ndjenjat tuaja.

Ujori – Jeta juaj sociale ka nevojë për një reklamim dhe bum të madh. Merreni këtë mundësi me hënën e plotë në Shigjetar dhe bëjeni sukses.

Peshqit – Karriera dhe jeta personale do ngrihen në rangun e një profeti të madh për ju. Ndërkohë besimi juaj duhet të ndryshojë që ky profet të bëjë mrekulli.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment