Politike

‘Eja të pish një kafe, s’kam gjë me ty’, Meta ‘gjuan’ Finon, salla shpërthen në të qeshura: S’kam gjë, sa më parë… (BATUTA)

Teksa tha se është i hapur për të ndihmuar punën e Komisionit, kreu i shtetit ftoi deputetin Bashkim Fino të shkojë në presidencë për të pirë me të një kafe.

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e mbylli me batutë raportimin e tij në Komisionin Hetimor të ngritur nga socialistët për t’a shkarkuar.

Teksa tha se është i hapur për të ndihmuar punën e Komisionit, kreu i shtetit ftoi deputetin Bashkim Fino të shkojë në presidencë për të pirë me të një kafe.

Ilir Meta: S’kam nevojë për dëshmitarë. Po t’ju duhen dokumente, jam i hapur. Në mënyrë të veçantë, do ftoja zotin Fino, të vinte në presidencë, të pinte një kafe. Sa më parë… Jo vetëm që s’kam asgjë personale, po është i preferuari im. (Plasin të qeshura në sallë)

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë. Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment