PRISHTINË– Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka provokuar kolegët e saj të Lëvizjes Demokratike të Kosovës.
Në seancën e fundit parlamentare për këtë vit në Kosovë, e cila u zhvillua mbrëmjen e djeshme ku u miratua edhe buxheti për vitin 2021, të gjithë deputetët u mblodhën që të shkrepnin një fotografi.
Kolegët e LDK-së thirrën Osmanin për t’ju bashkuar në fotografinë e përbashkët, por me buzëqeshje në fytyrë ajo i refuzoi dhe ngriti dy gishta duke formuar shenjën “Victory”. Simbol që në Kosovë lidhet me figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, gjithashtu i radhëve të LDK-së.
(k.m/dosja.al)