LIVE UPDATES
Insights

Eh çfarë burrash, nuk i mposhti dhimbja!

9 Gusht 2020, 05:19 Nga DOSJA
Eh çfarë burrash, nuk i mposhti dhimbja!

U mbush java që e shoh dy herë në ditë grupin e marrshimit. Janë tre meshkuj,mosha të ndryshme. 40,20 dhe 70 vjeç. Djalin e fusin në mes dhe ecin me kokat lart duke shtrënguar bukuroshin e tyre. Në fillim i mora sikur po ndihmonin 20 vjeçarin të ecte nga që ishte i dehur. Vura buzën në gaz dhe ngjarjen e përcolla si komike. Por tek këmbët e tij kishte diçka që nuk qe dehje. Sikur toka ia kishte mbërthyer shputat me bullona e ai me zor i ngrinte. Pak fare,as dy cm ,por kaq duhej dhe krahët anash të burrave gati e ngrinin hopa dhe e shtynin para.

Më pas mësova se ajo treshe ishin të një familje. Babai,djali dhe gjyshi. Çunin e kishte goditur para ca ditësh një hemoragji cerebrale. Bash në kulmin e moshës ai nuk mund të lëvizte as këmbët dhe as duart. Përpos kësaj edhe nuk mund të fliste. Gjëmë e madhe,por ja që kjo familje u bë gati për luftë. Të përballej me sëmundjen.

Në kulmin e xhiros në qytetin turistik ata delnin nga shtëpia. T’i tregonin djaloshit se qe akoma i fortë dhe jetën e kishte para. Gati e rrëmbenin nga krevati dhe e fusnin në gjallërinë e turmës. Në fillim e shihnin si një të dehur. Njerëzit e xhiros qeshnin. Në ecje e sipër i delnin para plot vajza. Si lulet mbi dëborë. Babai e gjyshi,sa shihnin që syri i çunit ndriste,thuajse e ngrinin hopa dhe deri sa kalonte goca e bukur askush nuk kuptonte që ai djalë simpatik nuk i komandonte dot gjymtyrët.

Ky marrshim kryhej dy herë në ditë. Ishte dramatik për ata që mësonin se si qe e vërteta. Por më mirë kështu se ndryshe do ishte tragjik për të sëmurin 20 vjeçar.
Dje kalova bri tyre dhe pashë bluzat plot njolla djerse të babait dhe gjyshit. Sigurisht nga lodhja e kishin. Se djali ishte dhe trupgjatë,i rëndë. Ua kuptova misionin dhe më rrënqethi veprimi i tyre. Nuk e vajtuan gjatë gjëmën,nuk ranë pre e sëmundjes. Gjetën forcën ta përballojnë. Ata e dinë që këto lloj hemoragjie janë të pashpresa,ka pak shance për shërim. Po nuk u stepën,po rendin çdo ditë drejt kesaj mundësie. Dhe kryesorja po bëjnë që djali çdo ditë ta jetojë si ditë të re,jo si dita e fundit e jetës së tij të njomë. Aq u ngazëlleva sa isha gati t’u afroja krahet e mij. Merrini,janë tuajat dy herë në ditë! Merrini në se ju ndihin!

Treshja epike okupon gjithë trotuarin. Ecin tamam si në një parakalim ushtarak. Me hap të fortë e kokën lart,paçka se mbi tokë në fakt shkelin vetëm katër këmbë. Dy të djalit rrinë varur mbi supet e burrave që nuk i mposhti dhembja. Eh,çfarë burrash!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhafka agim xhafka

Sondazh

Poll
Insights 7 Gusht 2020, 09:12

Nikoll Lesi: Do jem me PS-në!

TIRANË- Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në këto 30 vite. Ndeshje mes dy Botëve: botës që synon rregulla loje demokratike dhe Botë...

Insights 5 Gusht 2020, 13:02

Brenga e një emigranti!

TIRANË- I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.)E di, nëse unë të ...

Insights 31 Korrik 2020, 15:51

NËNO UNË VDIQA!

TIRANË- Nëno më fal, por unë po iki nga ty dhe nga kjo jetë! Po iki duke e ditur se faji ishte i imi dhe me brengën:- Po sikur jeta ime të ishte ndryshe. P...

Insights 31 Korrik 2020, 15:27

Frika nga Covid-19, na mbron apo dëmton?

Frika ruan vreshtin thotë populli, po njeriun a e ruan? Njerëzit janë të pajisur me frikën për t’u mbrojtur nga rreziqet e mundshme dhe e shprehin atë varësisht...

Insights 29 Korrik 2020, 17:50

SPAK-u nis të shkruajë historinë!

TIRANË- Kur fillova te kritikoja menyren si po perzgjidheshin reformatoret e drejtesise dhe personat qe u emeruan ne SPAK, disa miq te huaj (dashamir ndaj ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni