Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Përkeqësimi i klimës së biznesit në Shqipëri, sipas raportit të fundit “Doing Business 2020” të Bankës Botërore nuk ka trembur investitorët egjiptianë që të vërshojnë në Shqipëri, kryesisht në fushën e ndërtimit.
Sipas “Open Data Albania”, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 39 kompani me pronarë, ose kapital me origjinë nga Egjipti. Pjesa dërrmuese e tyre veprojnë në sektorin e ndërtimit, ndërsa nuk mungojnë edhe kompanitë që operojnë në fushën e teknologjisë, telekomunikacionit dhe konsulencave.
Nga grupi i kompanive me objekt aktivitetin në fushën e ndërtimit, pjesa më e madhe janë regjistruar që Qendrën Kombëtare të Biznesit në muajin janar. Regjistrimet e pazakonta mbërrijnë pak javë pasi Qeveria shqiptare ngriti shqetësimin e mungesës së fuqisë punëtore për procesin e rindërtimit.
Kompanitë në fjalë mund të synojnë që të përfshihen në këtë proces, jo vetëm me marrjen e tenderave për rindërtimin, apo ndërtimin e objekteve, por edhe duke siguruar fuqinë punëtore të ngritur si shqetësim nga pala shqiptare.
Ndërkohë, “Open Data Albania” thotë se prej 1 janarit janë hapur 935 biznese të reja me formë ligjore person juridik. Nga këto 105 janë me pronarë, ose kapital me origjinë nga Italia. Pjesa më e maadhe e bizneseve italiane janë në fushën e telekomunikacionit, shërbimeve, turizmit dhe të konsulencës.
Nga totali i bizneseve, pjesa më e madhe janë regjistruar në dy muajt e parë të vitit, ndërsa pas prekjes së vendit nga pandemia dhe hyrja në izolim, numri i bizneseve të reja të hapura ra ndjeshëm.
Shqipëria u rendit në vendin e 82-të në rang global në raportin “Doing Business” të Bankës Botërore, duke rënë me 19 vende në krahasim me një vit më parë. Ekonomia jonë shënoi përkeqësim në 9 nga 10 tregues në total, që përdor BB për vlerësimin e performancës së një vendi.
Marrë nga GazetaSi
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Rifillimi i punës, pas izolimit dymujor ka sjellë frymëmarrje për bizneset dhe ekonominë në tërësi. Sektori i tekstileve dhe i këpucëve, që është n...
TIRANË– Konsumi i çokollatës ka shënuar sërish rritje dy vitet e fundit, pas rënies që shënoi në 2017-n. Të dhënat e Comtrade bëjnë të ditur s...
TIRANË- Maturantët të cilët nuk mundën që të kalonin në provimet e mbajtura në qershor do të kenë dhe një shans të dytë. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini,...
TIRANË- “Moody” ka publikuar raportin e radhës për Shqipërisë, duke e vlerësuar vendin sërish si një vit më parë; një ekonomi e nivelit B1. Gjithashtu në r...
Në fund të vitit 2019, të gjitha bashkitë në vend mblodhën të ardhura nga burimet e veta vendore (taksa dhe tarifa vendore, veprimtari me asete dhe të tjera) në...
Pandemia e COVID-19 ndezi debatin e zinxhirit të furnizimit. Industri të tëra në ekonomi të fuqishme të vendeve të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Në të gjithë botën, vendet kanë filluar të dalin nga bllokimi i COVID-19. Megjithëse masat izoluese kanë shpëtuar mijëra jetë, ato kanë rezultuar në një krizë e...
Në krahasim me fillimin e vitit, huatë me probleme janë ulur me 0.23 pikë përqindje dhe në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezultojnë 3.23 pik...
SHQIPËRI- Pasiguria e krijuar nga Covid-19 duket se ka prishuar planet e shumë shqiptarëve për të shkuar me pushime këtë vit. Por më shumë sesa frika, arsy...
Transporti urban Tiranë dhe ai rrethqytetas rinisi punën ditën e hënë pas një marrëveshjeje me Bashkinë e Tiranës për korrigjimin e protokollit të sigurisë anti...