Aktualitet

U plagos në këmbë nga Fatmir Kolecaj, komandanti i FNSH së Shkodrës mbërrin në spitalin e Traumës (VD)

Video
  • Vetëvritet Fatmir Kolecaj, ekzekutori i nënës së tre vajzave të tij dhe kunatit
  • ‘Luftë plumbash në Lezhë’/ Fatmir Kolecaj s’pranoi të dorëzohej dhe vrau veten
  • Komandanti ka mbetur i plagosur pasi efektivët e FNSH-ve e RENEA-t rrethuan banesën e 46-vjeçarit Kolecaj, i cili dy ditë më parë kishte vrarë ish-gruan dhe kunatin e tij. 
    Featured image of article: U plagos në këmbë nga Fatmir Kolecaj, komandanti i FNSH së Shkodrës mbërrin në spitalin e Traumës (VD) Momenti kur polici mbërrin në spital

    TIRANË– Mbërrin në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës, efektivi i policisë që u plagos nga Fatmir Kolecaj, 46-vjeçari që vrau veten sot pas krimit të dyfishtë.

    Mësohet se i plagosur ka mbetur Komandati i Njësisë së FNSH në Shkodër, 30-vjeçari me iniciale K.H., i cili ka ardhur për në kryeqytet për të marrë një ndihmë më të specializuar. Komandanti ka mbetur i plagosur pasi efektivët e FNSH-ve e RENEA-t rrethuan banesën e 46-vjeçarit Kolecaj, i cili dy ditë më parë kishte vrarë ish-gruan dhe kunatin e tij. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pasi i kishin bërë thirrje për t’u dorëzuar, Kolecaj nuk ishte dorëzuar dhe kishte hapur zjarr ndaj Policisë duke plagosur në këmbë komandatin e njësisë. 

    Dy ditë më parë në Rrëshen Fatmir Kolecaj nxorri armë dhe vrau ish-bashkëshorten dhe kunatin, Esmeralda dhe Vladison Filopati, në oborrin e shtëpisë së tyre. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas sherrit për 3 fëmijët e çiftit, pasi vikitimat kohët e fundit nuk kanë lënë autorin që t’i shikonte ata. Skena makabre është parë nga e gjithë familja dhe nga banorët e zonës. Pas krimit, Koleci u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia kishte vendosur edhe shpërblim për këdo që jep informacion për autorin.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment