Sport

Efekti domino, jo vetëm Manchester City dhe Chelsea, por edhe një klub spanjoll drejt largimit nga Super League

Një projekt që në plan të parë vë të ardhurat dhe heq meritën sportive nuk është pritur aspak mirë si nga UEFA, FIFA apo ligat përkatëse, por mbi të gjitha nga vetë tifozët.
Featured image of article: Efekti domino, jo vetëm Manchester City dhe Chelsea, por edhe një klub spanjoll drejt largimit nga Super League Manchester City dhe Chelsea

EUROPË– Superliga Europiane duket se ka nisur të shembet ende pa nisur sezonin e saj të parë. Një projekt që në plan të parë vë të ardhurat dhe heq meritën sportive nuk është pritur aspak mirë si nga UEFA, FIFA apo ligat përkatëse, por mbi të gjitha nga vetë tifozët.

Manchester City, Chelsea dhe Atletico Madrid duket se do t’i thonë lamtumirë Superligës.Në Angli, edhe për shkak të protestave të tifozëve, Chelsea dhe Manchester City mësohet se janë një hap larg daljes nga projekti që tronditi botën e futbollit.

Këtyre dy skuadrave mund t’i shtohet edhe Atletico Madrid, një nga tre spanjollet e pranishme bashkë me Barcelona dhe Real Madrid.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment