Sport

Edy Reja lë kombëtaren kuqezi? Trajneri italian bën lëvizjen e rradhës për tek Napoli

Mundësia që  Reja të kalojë me Napolin është  më e madhe, pavarësisht se vazhdimi i bashkëpunimit me kombëtaren shqiptare akoma nuk është konfirmuar.
Featured image of article: Edy Reja lë kombëtaren kuqezi? Trajneri italian bën lëvizjen e rradhës për tek Napoli Edoardo Reja

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Edy Reja është tashmë një prej kandidatëve, që do të drejtojë Napolin deri në fund të këtij sezoni.

Kujtojmë këtu që në shtetin italian janë të sigurta që ndeshjet kundër Udinese dhe Genk në Champions League do të jenë në të njëjtën kohë edhe vendimtare për të ardhmen e trajnerit Carlo Ancelotti.

Bazuar në rezultatet që do të arrihen me zhillimin e ndeshjeve, gjithçka do të përmbyset, ose ai vazhdojë në krye të skuadrës ose do të shkarkohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bazuar në kontratën e Ancelottit me Napolin fatura financiare mund të shkojë 500 mijë euro, vetëm nëse  vendoset ndërprerja e bashkëpunimit para kohe.

Mundësia që  Reja të kalojë me Napolin është  më e madhe, pavarësisht se vazhdimi i bashkëpunimit me kombëtaren shqiptare akoma nuk është konfirmuar.

A.C/Dosja.al

Shto Koment