Aktualitet

COVID-19 mbyll çerdhen nr.42 në Tiranë, edukatorja shkoi e infektuar në punë, ISHP ‘izolon’ kontaktet

Një edukatore e çerdhes nr.42 në Tiranë ka rezultuar me COVID-19. Për pasojë ISHP ka urdhëruar mbylljen e çerdhes.
Featured image of article: COVID-19 mbyll çerdhen nr.42 në Tiranë, edukatorja shkoi e infektuar në punë, ISHP ‘izolon’ kontaktet Çerdhja nr.42

TIRANË-Një nga edukatoret e çerdhes nr.42 në Tiranë është konfirmuar me COVID-19. Për pasojë Instituti i Shëndetit Publik, ka urdhëruar mbylljen e çerdhes. Tamponi i është bërë edhe stafit të çerdhes, ku disa prej tyre mësohet se kanë rezultuar pozitivë. Nuk dihet nëse tamponi i është kryer edhe fëmijëve, por janë izoluar të gjitha kontaktet e ngushta të gruas.

Edhe çerdhet pas spitaleve janë kthyer në një burim të rrezikshëm për infektimin me COVID-19. Që prej nisjes së pandemisë në muajin mars, janë dhjetëra kopështe në të gjithë vendin që janë mbyllur për shkak të pandemisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë shënuar 5 viktima dhe 124 të prekur.  Në spitalet COVID, po marrin shërbim 120 pacientë, 18 në terapi intensive, ku 6 janë intubuar. Aktualisht në vendin tonë janë 2335 raste aktive.

(g.sh;f.g/dosja.al)

Shto Koment