Rajoni

Kosova ende pa qeveri/ Edita Tahiri: Vetëvendoja ka një etje për pushtet të pakontrolluar, të ishte për LDK-në…

Për problemin te mosmarrëveshjet në mbledhjet për koalicion të LDK’së dhe VV’së, Tahiri mendon se fajin e ka kjo e fundit.
Featured image of article: Kosova ende pa qeveri/ Edita Tahiri: Vetëvendoja ka një etje për pushtet të pakontrolluar, të ishte për LDK-në… Edita Tahiri

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, në emisionin “A Show” të T7 ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një etje për pushtet të pakontrolluar, andaj edhe sipas saj, marrëveshja për një koalicion qeverisës nuk po arrihet.

“VV’ja po tregon një etje për pushtet të pakontrolluar. VV’ja është një faktor i panjohur, dhe nuk dihet si do të përfmormojë sepse asnjëherë nuk ka qenë në pushtet”, është shprehur Tahiri.

E për problemin te mosmarrëveshjet në mbledhjet për koalicion të LDK’së dhe VV’së, Tahiri mendon se fajin e ka kjo e fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mendoj se problemi është të VV’ja sepse po të ishte për LDK’në, marrëveshja do të arrihej. LDK’ja ka një kulturë politike”, ka thënë Tahiri.

Marrë nga Ekspress

Shto Koment