Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Sport
Edinson Cavani duhet të largohet nga Man.Utd në janar, shkak Cristiano Ronaldo
14 Tetor 2021, 05:08Nga DOSJA
ANGLI – Edinson Cavani është lënë anash pas ardhjes së Cristiano Ronaldos te Manchester United. Që atëherë, ai e ka parë rolin e tij, të zvogëlohet edhe në kombëtaren e Uruguajit.
Ardhja e CR7 te “Djajtë e Kuq” i ka bllokuar rrugën Cavanit, por trajneri Gus Poyet beson, se është koha që ai duhet të largohet, që të fitojë pozicionet e humbura.
Për talkSPORT, ai tha: “Pa ardhur Ronaldo, ai luante si sulmuesi kryesor. Merkato e verës rezultoi veçanërisht kundër një personi dhe ky ishte Cavani. Ndoshta ai duhet të lëvizë në janar”.
Cavani, 34 vjeç, shënoi 17 gola në 39 ndeshje gjatë një sezoni mbresëlënës debutues te United. Por pas mbërritjes së Ronaldos, ai është bërë një figurë periferike, madje ka humbur fanellën e tij me numrin 7, të cilën ia dha portugezit.
Për mungesën e tij në fushë, Cavani kohët e fundit tha: “Në futboll, duhet të jesh gjithmonë gati. Ky është një nga çelësat në nivelin më të lartë. Ndonjëherë luani më shumë, ndonjëherë luani më pak, trajnerët marrin vendime, por kjo nuk e ndalon punën për të qenë gjithmonë konkurrues”.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI-Ardhja e pronësisë saudite te Newcastle pritet të shkaktojë një tronditje në merkato, duke pasur parasysh disponueshmërinë ekonomike që ka në gjendje për ...
TIRANË-Shqipëri-Poloni do të mbahet mend për episodin e minutës së 77′, kur futbollisti Swiderski shënoi golin e fitores, por mbi të fluturuan shishe...
SPANJË-Futbollisti i Bayern Munich, Lucas Hernandez është dënuar me burg nga një gjykatë në Madrid pas dhunës që ushtroi ndaj partneres së tij në rrugët e ...
SPANJË-“Martesa” e Barcelonës dhe Pedrit është e destinuar që të zgjasë më shumë. Sipas Fabrizio Romano, Barcelona dhe talenti i mesfushës kanë gjetur gjuh...
ITALI – Tammy Abraham është kthyer në kryeqytet, ndërkohë që Roma është në ankth. Sulmuesi anglez këtë pasdite, rreth orës 4 pasdite, u ul në aeroportin “...
ITALI – Jeta private ka qenë mjaft e trazuar për ish-mesfushorin e Romës, Fernando Gago. Argjentinasi, te Real Madrid midis 2006 dhe 2010, i tha lamtumirë...
KENIA – Atletia Agnes Jebet Tirop, kampionia keniane, fituese e dy medaljeve të bronzta në botëror dhe e katërta në Lojërat e Tokios në garën e 5000 metra...