Sport

Edi Reja: “Shqipëria mund të bëjë gjëra të mëdha, nëse beson në ëndërrën e vet”

“Futbolli po rritet. Në shumë ndeshje niveli është i mirë, por taktika është fusha ku ka vend për përmirësim. Duhet të bëhet shumë në mentalitet dhe përgatitjen fizike”
Featured image of article: Edi Reja: “Shqipëria mund të bëjë gjëra të mëdha, nëse beson në ëndërrën e vet”
Përditësuar:

ZVICER – Trajneri italian i Kombëtares sonë kuqezi, Edi Reja, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka folur dhe për ndeshjet në Nations League, nivelin e futbollit në Shqipëri, pa anashkaluar edhe synimet për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”, shorti i të cilave do të hidhet më 7 dhjetor.

Ish-tekniku i Napolit dhe Lacios, është shprehur se takimi i fundit me Bjellorusinë e nervozoi vërtet. Ndërsa sa i përket futbollit shqiptar, 75-vjeçari Reja mendon, se ana taktike është pika ku duhet të përmirësohen më tepër ekipet tona.

A kishte diçka që nuk ju pëlqeu dhe donit ta përmirësonit para nisjes së eliminatoreve të Kupës së Botës në Katar?

Nuk më pëlqeu fakti që humbëm përqëndrimin në momentin kur po fitonim dhe nuk treguam më tepër përkushtim. Nuk mund të relaksohesh dhe të humbësh vëmendjen në këtë nivel loje, sepse në momentin që ndalon së dhëni gjithçka, edhe ekipet më të dobëta përfitojnë për të të ndëshkuar. E futëm veten në telashe ndaj Bjellorusisë, duke pësuar një gol idiot në momentin që kryesonim 2-0. Nëse duhet të përmirësohemi, duhet të tregojmë patjetër më tepër vëmendje”.
Shqipëria u kualifikua për Euro 2016, por dështoi për Kupën e Botës 2018 dhe Euro 2020. A mendoni se keni një mundësi reale për t’ia dalë për Botërorin e Katarit?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kemi treguar anën tonë konkurese. Synimi jonë është përmirësohemi sa më shumë. Duhet të shikojmë me vëmendje ndeshjet kualifikuese për të realizuar ëndrrën tonë, sepse duhet të besosh në objektivat e tu. Nëse kjo skuadër beson dhe më ndjek mua, atëherë mund të arrijmë gjëra të mëdha. Nëse nuk beson, nuk realizon dot gjëra të mëdha”.

Keni kaluar 2 vite në Shqipëri. Sa larg mund të shkojë futbolli shqiptar dhe çfarë duhet të përmirësohet?

“Futbolli po rritet gjatë gjithë kohës dhe federata meriton mirënjohje për punën e bërë, sidomos për investimet e realizuara në infrastrukturë dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe profesionale. Kam qenë në shumë ndeshje dhe niveli është i mirë, por taktika është fusha ku ka vend për përmirësim. Duhet të bëhet shumë në mentalitet, planifikimin e ndeshjeve dhe përgatitjen fizike”.

 B.T (Dosja.al)

Shto Koment