Aktualitet

107-vjetori i Policisë, Rama citon Ismail Qemalin: Të qërohen të tillë oficerë dhe të kalojë puna e policisë në duar të ndershme (VD)

Në fjalën e tij, Rama ka cituar Ismail Qemalin, i cili u kishte u dhënë 107 vjet më parë mesazh Policëve ditën e krijimit të këtij institucioni.
Featured image of article: 107-vjetori i Policisë, Rama citon Ismail Qemalin: Të qërohen të tillë oficerë dhe të kalojë puna e policisë në duar të ndershme (VD) Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku ka dhënë disa mesazhe për uniformat blu. Në fjalën e tij, Rama ka cituar Ismail Qemalin, i cili u kishte u dhënë 107 vjet më parë mesazh Policëve ditën e krijimit të këtij institucioni.

13 janar 1913 më pak se dy muaj nga themelimi i shtetit shqiptar u formua institucioni i parë i Shqipërisë së Pavarur, Policia e Shtetit. Duhet të qërohen të tillë oficerë dhe të kalojë puna e policisë në duar të ndershme”, kjo ka qenë porosia e Ismail Qemalit në atë kohë, dhe për Ramën është një porosi që nuk skadon kurrë dhe është gjithmonë aktuale. Më tej Rama foli dhe për repartin e ri të forcave RENEA, duke thënë se kjo strukturë është në nivelin e të mashmëve tëtyre në Evropë dhe shtoi se ka shlyer një borxh të madh ndaj Policisë së Shtetit, duke iu vënë në dispozicion këtë strukturë, që i shërben stërvitjes, mirëqenies profesionale dhe morale të tyre.

 


Sot më vjen jashtëzakonisht mirë që na jepet mundësia që 107 vjet nga formimi i Policisë së Shtetit t’iu themi të gjithë djemve të përkushtuar të RENEA-s, por edhe vajzave që janë pjesë e tyre, se e shlyem një borxh ndaj tyre, duke vënë në dispozicion pas 30 vitesh këtë strukturë, që i shërben stërvitjes, mirëqenies profesionale dhe morale të tyre, ndërkohë që për 30 vite rresht të gjithë ata që janë angazhuar në RENEA kanë dhënë shembuj të panumërt përkushtimi, në një lartësi profesionale dhe morale të admirueshme, që nuk janë shpërblyer sa dhe si duhet. Sot, RENEA ka në dispozicion një strukturë, që është në çdo aspekt e ngjashme në çdo standard me strukturat e Forcave Policore të Elitës në vendet evropiane. RENEA u themelua me një akt të posaçëm më 12 shtator të 1991, në një moment kur diktatura e kishte marrë tatëpjetën dhe pushteti i saj kishte rrëshqitur. Detyra e parë e atij grupi ishte të përndiqte grupet e supozuara anti-regjim, ndërsa përgjatë viteve 80’ detyra e tyre ishte të parandalonte çdo mundësi revolte kundër regjimit nëpër stadiume. Sot, jemi në një botë tërësisht tjetër dhe me sfida, qëllime e mundësi tërësisht të tjera”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia e Shtetit ka mbushur 107 vjet nga krijimi të saj. Për 107-vjetorin është inauguruar dhe reparti i ri të forcave RENEA. Në ceremoni ka marrë pjesë Rama, Lleshaj, Soreca dhe Veliu, të cilët kanë dhënë mesazhe për efektivët e Policisë. Soreca kërkoi rezultate në goditjen e krimit, ndërkohë ministri Lleshaj dhe Rama janë shprehur se viti 2019 ka qenë i suksesshëm për Shqipërinë. Rama shtoi se situata e kriminalitetit në vend është artificiale e krijuar nga xhungla e informacionit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment