Politike

Edi Rama: Vaksina anti-covid do të jetë falas, por jo e detyrueshme…unë do të doja ta bënte çdo qytetar

VIDEO
Kryeministri tha se do të ketë një fond të vazhdueshëm për vaksinimin. 
Featured image of article: Edi Rama: Vaksina anti-covid do të jetë falas, por jo e detyrueshme…unë do të doja ta bënte çdo qytetar Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama rikonfirmoi faktin se vaksina për qytetarët shqiptarë do të jetë falas, ndërsa shtoi se nuk do të jetë e detyrueshme. Kryeministri tha se do të ketë një fond të vazhdueshëm për vaksinimin. 

“Kjo ishte një pasqyrë për ç’ka ne kemi menduar për vitin e ardhshëm. Për ata që janë më në nevojë, kini parasysh vetëm faktin se familjet me ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin. Mbani parasysh që mjekët, infermierët, do të kenë një rritje, siç edhe e kemi thënë. Edhe për mësuesit do të rritet paga, volumi i investimeve në shëndetësi dhe infrastrukturë. Me standarte europiane dhe do të vazhdojë nga veriu në jug. Mbani parasysh se kemi një front jashtëzakonisht sfidues me armikun e padukshëm, dhe do të na duhet të financojmë vazhdimisht, për vaksinimin. Nuk do të jetë e detyrueshme që qytetarët të vaksinohen. Vaksina do të jetë falas, dhe do të doja që çod qytetar të vaksinohet.”-tha Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment