Politike

Tërmeti me viktima në Turqi/ Edi Rama: Lutemi që Zoti t’i japë Erdoganit forcën për ta përballuar tragjedinë

Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se 'lutet' që Zoti t'i japë forcë autoriteteve që ta përballojnë tragjedinë.
Featured image of article: Tërmeti me viktima në Turqi/ Edi Rama: Lutemi që Zoti t’i japë Erdoganit forcën për ta përballuar tragjedinë Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e tërmetit në Turqi. Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se ‘lutet’ që Zoti t’i japë forcë autoriteteve që ta përballojnë tragjedinë.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi,”-shkruan kreu i qeverisë shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tërmeti lëkund Turqinë. Sipas mediave vendase, lëkundjet kanë pasur magnitudën 6.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qënë në provincën Elazig që ndodhet në lindje të vendit. Mësohet se tërmeti u ndje në Izrael, Siri dhe Irak. Deri më tani raportohet për 18 persona të vdekur.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment