Politike

Rama inspekton rindërtimet në Zall-Herr, nuk mungojnë batutat me kryefamiljarët: Firma është e jotja Hyshmet, pasaporta është e…Përlotet gruaja kur merr çelësat e shtëpisë

VIDEO
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Rama u ka dorëzuar çelësat e shtëpive Hiqmet Kodrës e Pjetër Zmalajt, ndërkohë që u ka dhënë dhe dhurata për Vit të Ri fëmijëve tyre.  Si gjithmonë nuk kanë munguar as shakatë që Kryeministri ka bërë edhe kësaj radhe.  Në një prej shtëpive firmën e ka hedhur burri por Rama ia ka dhënë letrat gruas.
Featured image of article: Rama inspekton rindërtimet në Zall-Herr, nuk mungojnë batutat me kryefamiljarët: Firma është e jotja Hyshmet, pasaporta është e…Përlotet gruaja kur merr çelësat e shtëpisë Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së bashku me Kryebashkiakun Erion Veliaj, pasditen e sotme kanë inspektuar shtëpitë që janë ndërtuar në Zallherr, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Rama u ka dorëzuar çelësat e shtëpive Hiqmet Kodrës e Pjetër Zmalajt, ndërkohë që u ka dhënë dhe dhurata për Vit të Ri fëmijëve tyre.  Si gjithmonë nuk kanë munguar as shakatë që Kryeministri ka bërë edhe kësaj radhe.  Në një prej shtëpive firmën e ka hedhur burri por Rama ia ka dhënë letrat gruas.

“Po po këtë se merr ti Hyshmet po e merr gruaja, firma është e jotja pasaporta është e gruas“, tha Rama.

Ndërsa u ka dhënë dhuratat 2 fëmijëve të familjes kryeministri u ka rekomanduar dhe një fëmijë të tretë duke kujtuar këtu bonusin që përfitojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“2 fëmijë i keni pse bëni një të tretë se i treti vjen me 1200 000 lekë me vete se kështu e ka bonusi”- tha kryeministri i cili shkaktoi të qeshura.

Ndërkohë, Prenda Zmalaj, e cila ka humbur dhe bashkëshortin pak kohë më parë është përlotur teksa ka marrë çelësat e shtëpisë.

Rama krahas videos së ndarë në rrjete sociale shkruan se familja e Hiqmet Kodrës e Pjetër Zmalajt dhe plot 1000 të tjera do ta gëzojnë Vitin e Ri në shtëpinë e re.

” Zallherr, Pranë familjeve që vazhdojnë të kthehen në shtëpitë tyre, pas fatkeqësisë së 26 nëntorit, ku humbën gjithçka teksa sot kanë shtëpi më të bukura, më të forta e më të mëdha se ato që humbën familjet e Hiqmet Kodrës e Pjetër Zmalajt dhe plot 1000 si ato do ta gëzojnë Vitin e Ri në shtëpinë e re.”- shkruan Rama.

(a.k.dosja.al)

  • 17:34

    Rama e Veliaj inspektojnë rindërtimet në Zallherr/ Gruaja përlotet kur merr çelësat e shtëpisë së re, i drejtohet Kryebashkiakut: Je nji djal që se bon nona të dytë

    Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë qenë sot në Zallherr, ku dhe u kanë dorëzuar çelësat e shtëpive disa familjeve, që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Çelësat e shtëpive i ka marrë dhe Prenda Zmalaj, e cila vetëm pak kohë më parë humbi bashkëshortin e saj. Në momentin që asaj i janë dorëzuar çelësat e shtëpisë së re është përlotur sakaq nuk ka kursyer falenderimet për Erion Veliajn dhe Edi Ramën duke shtuar se nëse ata nuk do ta ndihmonin ajo do të kishte ngelur pa shtëpi.

    “Je nji djal që s’e ban nëna më mirë”- ka thënë ajo duke iu drejtuar Erion Veliajt.

    “Ju falënderoj Kryeministër! Falënderoj kryetarin e Bashkisë që më ka përkrahur! Një falenderim njësisë! Mos të kishit qenë ju, do isha pa shpi akoma. Tani që jam dhe në vetmi, mbështetja juaj më ka ndihmuar shumë”, tha Prenda.

    Pjesë nga biseda mes Kryeministrit, kryebashkiakut Veliaj dhe Prenda Zmalajt:

    Veliaj: Prendë si je? Erdhëm prapë!

    Prenda: Je nji djal që s’e ban nëna më mirë.

    Veliaj: Bashkë me shokë. E di që ke vuajtur shumë …

    Rama: Ngushëllime për bashkëshortin!

    Prenda: Faleminderit!

    Veliaj: I tregova kryeministrit. Herën e fundit që kemi qenë, ishit bashkë me bashkëshortin.

    Rama: Prendë, çfarë vitesh ke ardhur ti në Tiranë?

    Prenda: Në vitet ’90. Me origjinë jam nga Puka.

    Prenda: Falenderoj z. Kryeministër që më dha mundësinë e më bëri me shtëpi. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që më ka përkrahur! Një falenderim njësisë! Mos kishit qenë ju, unë do të isha pa shtëpia akoma.

    Veliaj: Kryetar, ka qenë një shtëpi shumë e varfër.

Shto Koment