Politike

Rama në zonën e ‘nxehtë’ të konfliktit Ukrainë-Rusi, nuk pyet për përplasjen, rri me pallto. Fuga vesh anti-plumbin (VD)

  • Rama takohet me një shqiptare, e zë turpi para pyetjeve të saj: Mirë mo
  • Pas udhëtimit me aeroplanin ushtarak, kryeministri ka zbarkuar në bazën “Shiroy”, i shoqëruar nga delegacioni dhe nga njerëz të tij të afërt. Ndër ta përmendim drejtorin e Komunikimit Endri Fuga dhe operatoren Anjeza Maja.
    Featured image of article: Rama në zonën e ‘nxehtë’ të konfliktit Ukrainë-Rusi, nuk pyet për përplasjen, rri me pallto. Fuga vesh anti-plumbin (VD) Kryeministri Edi Rama i veshur me pallto dhe Endri Funga me anti-plumb

    UKRAINË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar me vizitat në Ukrainë në postin e kryetarit të OSBE-së. Pas takimeve me liderët e vendit, Rama ka vizituar edhe një nga zonat në lindje të prekura nga konflikti me Rusinë.

    Pas udhëtimit me aeroplanin ushtarak, kryeministri ka zbarkuar në bazën “Shiroy”, i shoqëruar nga delegacioni dhe nga njerëz të tij të afërt. Ndër ta përmendim drejtorin e Komunikimit Endri Fuga dhe operatoren Anjeza Maja, e cila ka filmuar gjatë gjithë kohës në temperatura të acarta. 

    Të gjithë anëtarëve të delegacionit u është kërkuar që të veshin një jelek anti-plumb për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

    Të gjithë përveç kryeministrit Edi Rama e kanë vendosur dhe kanë ndarë para kameras edhe përshtypjet e tyre. Madje dhe Endri Fuga e ka veshur një të tillë.

    Fuga i veshur me anti-plumb

    Në një moment, Anjeza i afrohet një gruaje të quajtur Denada, të cilës i kërkon mendimin lidhur me jelekun që sapo kishte vendosur. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Po është goxha e rëndë. Por është e domosdoshme,”– shprehet ajo para kameras. 

    Kryeministri i vendit Edi Rama, nisi dje nga Ukraina rrugëtimin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së. Në cilësinë e kryetarit të zyrës së OSBE-së, kreu i qeverisë u shfaq në mes të dëborës në Ukrainë, teksa ecte bashkë me delegacionin. Pak ditë më parë Shqipëria mori zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, e cilësoi këtë si moment historik dhe inspriues për vendin.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment