Politike

Krah Merkelit, Rama: Kostot e tërmetit, përtej mundësive tona për ta përballuar vetëm (VD)

Kryeministri Edi Rama u shpreh se dëmet e tërmetit janë tejet mundësive që vendi ynë t;i përballojë i vetëm.
Featured image of article: Krah Merkelit, Rama: Kostot e tërmetit, përtej mundësive tona për ta përballuar vetëm (VD) Edi Rama

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me rolin e saj për bashkëpunimin rajonal dhe solidaritetin e treguar gjatë tërmetit. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se dëmet e tërmetit janë tejet mundësive që vendi ynë t’i përballojë i vetëm.

“Nevojën që Shqipëria ka për të gjetur mbështetejen e miqve dhe partnerëve. Pasojat e tërmetit kanë një shumë që është përtej gjithë mundësive tona për ta përballuar vetëm. Dua t’ju falenderoj për solidaritetin dhe përfshirjen e strukturave për ndihmën e parë. Po ashtu, më vjen shumë mirë që diskutojmë edhe për perspektivën në BE dhe bashkëpunimin rajonal ku roli i Gjermanisë ka qënë i jashtëzakonshëm. Në fund dëshiroj të shpreh të gjithë konsideratën në mënyrën sesi ka nisur puna e re në KiE. Do të jetë një ndihmë e madhe për ne dhe të gjitha rajonin,”-tha ndër të tjera Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata u bë sot, pas një takimi që Rama e Merkel zhvilluan në Berlin, ku shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në kuadër të një vizite zyrtare, për të bërë thirrje për ndihmë nga Gjermania për Konferencën e Donatorëve, që do të zhvillohet në Bruksel më 14 shkurt.

(k.;f.g/dosja.al)

Shto Koment