Politike

Edi Rama iu përgjigjet kritikave për oligarkët: Si shpjegohet që paguajnë më shumë taksa, kush ua dha thesin me para e ikën te dera?! (VD)

Rama tha se biznesmenët që opinioni publik i akuzon si oligarkë, janë taksapaguesit më të mëdhenj në vend.

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për akuzat se qeveria Rama është e lidhur me oligarkët. Rama tha se biznesmenët që opinioni publik i akuzon si oligarkë, janë taksapaguesit më të mëdhenj në vend.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Çfarë influence kanë oligarkët mbi ne? Si shpjegohet që këta konsiderohen pushteti real në Shqipëri janë njerëzit më të taksuar dhe shërbejnë më shumë sesa më përpara. Shihni sa kanë paguar në 8 vite (tregon grafikun). Këto para kanë shkuar në arkën e shtetit. Meqë këtu të gjithë merren me emra, të na thonë një emër nga këta top 10, apo top 100 që nuk kanë qenë pjesë e taksimit. Ja çfarë raporti kanë sot me shtetin dhe ja çfarë raporti kishin deri dje me shtetin. Aq shumë flitet, sa janë infektuar edhe disa nga ne. përsëritja e përditshme e të njëjtës gënjeshtër ka gjasë të duket si e vërtetë. PPP janë skema për të ndihmuar qytetarin, kush përfiton nga PPP për check-upin? Afro gjysmë milioni arrijnë këtë vit. Ka gjë më të rëndësishme sesa shqiptarët të mësohen të kontrollohen në mënyrë të rregulltë? Se duket sikur ka një thes të mbushur me lekë, që i jepet oligarkut tek dera dhe ai ikën me thes. S’ka thes, ka një marrëveshje që sipërmarrësi të paguajë një investim dhe të bëjë një shërbim dhe shteti në një periudhë kohore X, t’ja shlyejë investimin dhe në fund të marrë produktin. I gjithë laboratoret dhe infrastruktura bëhet pronë e shtetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë sot gjatë prezantimit të paketës kundër KÇK. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment