PolitikeVirale

‘Edi Rama i ke thënë burgut hapu’/ Ndëshkimet për memet në rrjet, “shpërthejnë” reagimet nga ‘PROFESIONISTËT’: Re brenda më këmbët e tua

"Brryli Broadway" ka krijuar "memet e fundit", duke nënkuptuar me shpoti se një prej "kriminelëve" është edhe kryeministri Edi Rama, i cili disa herë i ka shpërndarë montazhet e faqet.
Featured image of article: ‘Edi Rama i ke thënë burgut hapu’/ Ndëshkimet për memet në rrjet, “shpërthejnë” reagimet nga ‘PROFESIONISTËT’: Re brenda më këmbët e tua MEMET

TIRANË–Një paketë ndryshimesh është depozituar në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet dhe materialet që shpërndahen në rrjet (lexo këtu).

Përballë këtyre ndryshimeve, nuk kanë munguar reagimet nga faqet e memeve në vend, të cilat kanë ironizuar propozimin e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. “Brryli Broadway” ka krijuar “memet e fundit”, duke nënkuptuar me shpoti se një prej “kriminelëve” është edhe kryeministri Edi Rama, i cili disa herë i ka shpërndarë montazhet e faqet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë edhe personazhi Genc Sejko, i njohur për memet e tij, ka publikuar një foto tijën pas disa hekurave, duke “parashikuar” të ardhmen e tij nëse vijon me publikimin e pamjeve në rrjetet sociale.

(f.g.k.m/dosja/al)

Shto Koment