Politike

“Edi Rama është kërcënimi i vetëm në zgjedhjet e 25 prillit”/ Lulzim Basha jep premtimin: Hoqëm vizat, tani do e fusim vendin në BE

Përsa i përket të pastrehëve nga tërmeti i 26 nëntorit, Basha u shpreh se ende ka shumë qytetarë në çadra dhe se do të bëjë çmos që pas 25 prillit çdo person të ketë një vend ku të fusë kokën.
Featured image of article: “Edi Rama është kërcënimi i vetëm në zgjedhjet e 25 prillit”/ Lulzim Basha jep premtimin: Hoqëm vizat, tani do e fusim vendin në BE Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se zgjedhjet e 25 prillit kërcënohen dhe janë të pasigurta për shkak të Edi Ramës, pasi sipas Bashës ai ka frikë se do të humbasë postin. I ftuar në “Kjo javë’, Basha ndër të tjera ka thënë se opozita nuk i druhet asgjëje në zgjedhjet e 25 prillit pasi do të mirëpresë vendimin e popullit. Përsa i përket të pastrehëve nga tërmeti i 26 nëntorit, Basha u shpreh se ende ka shumë qytetarë në çadra dhe se do të bëjë çmos që pas 25 prillit çdo person të ketë një vend ku të fusë kokën. Ndërkohë, kreu i opozitës ka thënë se kur të vijë në pushtet do të bëjë të mundur edhe futjen e Shqipërisë në BE.

Pjesë nga Intervista: 

Pyetje: Çfarë i kërcënon dhe i bën të pasigurta zgjedhjet e 25 prillit?

Basha: Edi Rama dhe makthi i tij se do t’i humbasë zgjedhjet.

Pyetje: Çfarë i druhet më shumë opozita në zgjedhjet e 25 prillit?

Basha: Opozita nuk ka asnjë frikë, është e vendosur që t’i prijë vullnetit popullor për ndryshim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetje: 1 vit pas tërmtit, cili është informacioni që keni për gjendjen e të pastrehëve nga tërmeti?

Basha: 1 vit pas tërmetit ka njerëz në çadra. Në 7 vite nuk kanë mbajtur asnjë premtim. Dua të siguroj të gjitha familjet shqiptare që 25 prilli do shënojë një ndarje të kësaj praktike dhe do bëjmë të mundur ecjen përpara për sigurimin e shtëpive të reja po dhe për dhënien e ndihmave financiare. Nuk do të humbasim asnjë orë për të ndihmuar.

Pyetje: Pas tre ditësh është Dita e Rinisë, 30 vite më pas, sa ndiheni përgjegjës që sot e 30 vite dhe ne ende s’i kemi çelur negociatat me BE?

Basha: Në 15 vitet e para e kam ndjekur nga jashtë. 8 vitet e mia të para i kam dhënë kontributet e mia, bëmë të mundur heqjen e vizave. Lëvizja e lirë ishte slogani i popullit dhe i studentëve të dhjetorit dhe unë e kam përmbushur disi këtë. Nesër do bëjmë të mundur dhe përfshirjen e Shqipërisë në Europë. Me ne gjërat do të jenë ndryshe. Ata që nuk besonin në heqjen e vizave sot vetëm me pasaportë mund të vizitojnë të afërmit e tyre kudo në Europë.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment