Aktualitet

Lorik Cana izolohet nga koronavirusi në Romë, kapiteni legjendar porosi shqiptarëve: Higjienë dhe rrini brenda…mirupafshim!

VIDEO
Lorik Cana i kërkon të gjithë qytetarëve që të mos shfaqin frikë por të tregohen të kujdesshëm.
Featured image of article: Lorik Cana izolohet nga koronavirusi në Romë, kapiteni legjendar porosi shqiptarëve: Higjienë dhe rrini brenda…mirupafshim! Edi Rama dhe Lorik Cana

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka postuar videon e kapitenit legjendar të skuadrës kombëtare të futbollit, Lorik Canës, i cili ka mbetur i izoluar në shtëpinë e tij në Romë. Në video-mesazhin e tij për qytetarët, Cana i kërkon të gjithë qytetarëve që të mos shfaqin frikë por të tregohen të kujdesshëm.

Përshëndetje, këtu Loriku nga shtëpia ime në Romë. Tanimë jo vetëm anembanë botës apo në Itali, koronavirusi është edhe në Shqipëri. Disa gjëra shumë të vogla për secilin prej nesh, shumë të rëndësishme për të vepruar dhe jo për të reaguar më vonë ndonjë situatë të papërballueshme. Secili prej nesh, ka në detyrë dhe çdo indidvid ka një detyrë që të respektojë dhe të mundohemi të respektojmë sidomos pjesën e higjenës. Më mirë që tani të bëjmë secili nga një forcë të madhe dhe të dalim nga kjo situatë sa më shpejt. Mirupafshim!,”-shprehet Cana.

Ndërsa Rama krahas videos ka rishkruar edhe njëherë të gjitha këshillat që duhet të ndjekin qytetarët për të penguar infektimin me koronavirus.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim,”-shkruan Rama.

Prej disa muajsh, Cana është rikthyer në Itali pasi është bërë baba për herë të dytë me një vajzë të quajtur Enkelejda.

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment