Politike

Krah njëri-tjetrit/ Edi Rama shkon në Kongres me bashkëshorten, Linda mban syze dielli në një ditë me shi, ja kush i priti në hyrje

Video
Zonja e kreut të qeverisë, edhe pse në një ditë të zymtë e me shi, ka zgjedhur që të mbajë veshur një palë syze dielli.
Featured image of article: Krah njëri-tjetrit/ Edi Rama shkon në Kongres me bashkëshorten, Linda mban syze dielli në një ditë me shi, ja kush i priti në hyrje Edi dhe Linda Rama

TIRANË–Kur në Pallatin e Kongreseve po mbahet dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur me vonesë. Ai është futur në godinë teksa në krah kishte bashkëshorten e tij, Linda Rama.

Zonja e kreut të qeverisë, edhe pse në një ditë të zymtë e me shi, ka zgjedhur që të mbajë veshur një palë syze dielli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të dy janë pritur në hyrje nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe nga deputetja Blerina Gjylameti.

Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Nga Kongresi gjithashtu ra në sy edhe prania e dezifektantëve, si pjesë e masave të marra ndaj koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment