Aktualitet

‘S’të vjen turp! Shiko si qesh”/ Sherr në studion e Fevziut, Klodiana Lala tregon se ç’ndodhi pas emisonit me Ramën: S’ma dha dorën

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala tha se pas emisionit nuk ia kishte shtrënguar dorën kryeministrit Rama, por theksoi se nuk ishte për fajin e saj. Ajo sqaroi më tej se përplasja me të nuk ishte personale por për punën. 
Featured image of article: ‘S’të vjen turp! Shiko si qesh”/ Sherr në studion e Fevziut, Klodiana Lala tregon se ç’ndodhi pas emisonit me Ramën: S’ma dha dorën Edi Rama dhe Klodiana Lala

KOSOVË– Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ishte e ftuara e mbrëmjes në “A-Shoë” ku edhe ka folur lidhur me përballjen ndaj kryeministrit Edi Rama në studion e emisionit  “Opinion”.

Gjatë intervistës së realizuar me Skype, Lala tha se pas emisionit nuk ia kishte shtrënguar dorën kryeministrit Rama, por theksoi se nuk ishte për fajin e saj. Ajo sqaroi më tej se përplasja me të nuk ishte personale por për punën. 

Nuk ja shtrënguam dorën njëri-tjetrit. Jo për fajin tim, por sepse kryeministri nuk e dëshiroi një gjë të tillë. Unë u përballa me të për disa problematika, shqetësime që për mua si gazetare e kronikës dhe që mbuloj kronikën e zezë mendoj se duhej t’ia thoja dhe ti kërkoja llogari pse nuk është bërë asgjë,”- tha Lala.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy netë më parë, Klodiana Lala u përfshi në debate të ashpra me kreun e qeverisë ku mbizotëroi fyerja dhe ngritja e tonalitetit të zërit. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “‘S’të vjen turp! Shiko si qesh”/ Sherr në studion e Fevziut, Klodiana Lala tregon se ç’ndodhi pas emisonit me Ramën: S’ma dha dorën

  1. Klodiana, ka njëmijë mënyra të tjera për t’i kërkuar llogari kryeministrit. Jo duke folur parreshtur dhe as duke shitur mendje. Pozicioni yt dhe juaj në atë përballje ju ndihmonte të bënit pyetje, të mos bindeshit për përgjigjet dhe të kërkonit përgjigje sa më të drejtpërdrejtë. Ku është ajo përvojë gazetareske që lejon t’i bëni teori për të drejtat e kriminelit etj, etj dhe të mos ndjeni asnjë përgjegjësi për etikën e gazetës apo të gazetarit?

Shto Koment