Politike

“Do marr punëtorë nga jashtë”, Hasa i përgjigjet Ramës: Dështove me vendet e punës, të rinjtë e arsimuar s’mund të punojnë në ndërtim

Krahas videos, Hasa shkruan se piktori Edi Rama ka dështuar si Kryeministër, pasi dështoi të hapë 300 mijë vende pune dhe tashmë po fyen të rinjtë e arsimuar shqiptarë, duke u kërkuar të punojnë në ndërtim.
Featured image of article: “Do marr punëtorë nga jashtë”, Hasa i përgjigjet Ramës: Dështove me vendet e punës, të rinjtë e arsimuar s’mund të punojnë në ndërtim Edi Rama dhe Endri Hasa
Përditësuar:

TIRANË– Endri Hasa, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Durrës. Në një status në Facebook, Hasa ka publikuar një sekuencë nga videoja e vizitës së Ramës në Durrës, ku kryeministri dëgjohet duke thënë se do të marrë punonjës nga jashtë.

Krahas videos, Hasa shkruan se piktori Edi Rama ka dështuar si Kryeministër, pasi dështoi të hapë 300 mijë vende pune dhe tashmë po fyen të rinjtë e arsimuar shqiptarë, duke u kërkuar të punojnë në ndërtim.

“Pasi dështoi të hapë 300 mijë vende pune, pasi e mbushi administratën me kriminelë e militantë të paaftë, sot Edi Ramës nuk i ka mbetur asgjë tjetër, vetëm se me gjuhë vulgare, të fyejë të rinjtë e arsimuar shqiptarë. Një i ri i arsimuar si jurist, ekonomist, inferimier apo inxhinjer, nuk mund të punojë në ndërtim, se nuk është profesionist i asaj fushe dhe nuk ka investuar për këtë. Të rinjtë e arsimuar janë e ardhmja e këtij vendi. Ata me idetë, energjinë dhe punën e tyre dinjitoze do ta bëjnë Shqipërinë e nesërme më të mirë. Piktori Edi Rama ka dështuar si Kryeministër!”- shkruan Endri Hasa krahas videos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama ka vizituar zonat që po rindërtohen pas tërmetit ku ka pasur edhe përplasje me të rinjtë që nuk pranojnë të punojnë në ndërtim. Madje në zonën e plazhit në Durrës, kreu i qeverisë injoroi njerëzit duke u thënë se dëshironin të punonin në doganë, duke ironizuar se kishin mbaruar juridikun e rrinin në kafe.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment