Politike

Afati i fundit deri në 5 qershor, Rama bën thirrjen për punëdhënësit: Aplikoni për punëtorët, ndryshe paguani gjobë

Kryeministri Edi Rama shkruan se afati i fundit është deri në mesnatën e 5 qershorit dhe nëse punëdhënësit nuk aplikonin do të ndëshkoheshin me votë. Sipas tij, deri më tani duhet të përfitojnë edhe rreth 25 mijë qytetarët të tjerë. 
Featured image of article: Afati i fundit deri në 5 qershor, Rama bën thirrjen për punëdhënësit: Aplikoni për punëtorët, ndryshe paguani gjobë Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe njëherë thirrje që punëdhënësit të aplikojnë tek Drejtoria e Tatimeve që punonjësit e tyre të marrin bonuesit prej 40 mijë lekësh të akorduar nga qeveria gjatë periudhës së shtetrrethimit nga koronavirusi.

Në postimin e tij në faceboook, Rama shkruan se afati i fundit është deri në mesnatën e 5 qershorit dhe nëse punëdhënësit nuk aplikojnë do të ndëshkohehen me gjobë. Sipas tij, deri më tani duhet të përfitojnë edhe rreth 25 mijë qytetarët të tjerë.

“Sipas llogarive të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve janë edhe afro 25 mijë të tjerë që duhet të paguajmë, prandaj u kujtoj punëdhënësve që s’kanë aplikuar ende se afati për ta skadon të premten, 5 qershor, në mesnatë. Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, nuk do të jenë vetëm! Sepse ne do t’u derdhim menjëherë 40 mijë lekët në llogarinë e tyre nga e hëna e ardhshme,”-shkruan Rama ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË: 

Lajm i mirë: Ka kaluar 30 mijëshin numri i pagave 40 mijë lek të derdhura në llogaritë e punonjësve që nuk e kishin marrë mbështetjen financiare të qeverisë, si pasojë e mosaplikimit nga ana e punëdhënësve. Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë. Sipas llogarive të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve janë edhe afro 25 mijë të tjerë që duhet të paguajmë, prandaj u kujtoj punëdhënësve që s’kanë aplikuar ende se afati për ta skadon të premten, 5 qershor, në mesnatë. Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, nuk do të jenë vetëm! Sepse ne do t’u derdhim menjëherë 40 mijë lekët në llogarinë e tyre nga e hëna e ardhshme. Sot ka kaluar në thesar për lëvrim javën e ardhshme, shuma e pagës së tretë të luftës. Shifra totale e të gjithë të asistuarve me tre pagat e luftës apo pagën 40 mijë lek, parashikojmë të shkojë në afro 250 mijë persona. *Në fund e gjithë lista e pagesave për këtë thuajse çerek milionë motra e vëllezër, do të jetë publike, që mos kemi llafe kur i thonë fjalës😉 – po edhe që askush, asnjë person i vetëm të mos mbetet pa marrë atë që i takon, nëse për çfarëdo arsye do të mbetet i papërfshirë

(k.m/dosja.al)

Shto Koment