Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh drejtuesin/ Tensione në mbledhje, banorët kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është shprehur se kryeministri Edi Rama është përfshirë në pisllëqe bashkë me të vëllanë, Olsi Ramën dhe se pikërisht kjo gjë ka qenë ajo që i ka ‘detyruar’ të marrin një mjet të blinduar si “Lincoln”, me të cilin Rama u largua nga kryesia e Partisë Soicaliste pas arrestimit të Vladimir Gjutës. I ftuar në emisionin “Tempora”, Paloka tha se është e vërtetë ajo që publikoi, Gazmend Bardhi, i cili në një status shkruante se makina me të cilën Rama u largua nga kryesia e PS-së, është e vëllait të tij Olsit.
Pjesë nga biseda në studio
Edi Paloka: Kemi bërë verifikimet e duhura dhe rezultati është ai që ka dhënë Bardhi. Një skandal brenda skandalit që kryeministri merr një makinë private të blinduar në momentin kur ka ngritur gjithë këtë furtunë dhe po bllokon në rrugë njerëz të pafajshëm vetëm se i mbushet mendja një polici se ka një makinë të shtrenjtë.
Sonila Meço: Çështja është pse vëllai i kryeministri ka nevojë për makinë të blinduar.
Edi Paloka: E kemi thënë dhe këtë, kur futesh në pisllëqe detyrohesh të bredhësh me makina të blinduara. Ka dhe bodigardë vëllai i kryeministrit.
Sonila Meço: Kjo është shqetësuese
Edi Paloka: Ti shih kryeministrin që bredh me 200 bodigarde, mbajnë antiplumb në valixhe.
Më tej, Paloka u shpreh se Rama u kthen favoret kriminelëve që e kanë ndihmuar në zgjedhje duke folur vetë me ‘kapobandat’ për t’i joshur ose për t’i bërë presion.
“Rama u ka kërkuar favore në zgjedhje kriminelëve, tani është i detyruar tu kthejë favoret. Si do ua kthej favoret? Unë kam prova konkrete. Rama vepron me dy mënyra, edhe ai vetë; kryeministri i vendit i merr në telefon vetë këta kapobandat për t’i joshur dhe kur nuk arrin me mënyra të tjera u bën edhe presion. Me këta që kanë probleme, por që nuk i janë bindur, i kanë futur në burg dhe mbas një muaji i ka shkuar dikush dhe i ka thënë do të nxjerrim nga burgu, por kur të dalësh nesër duhet të punosh për këta. Kryeministri ka hyrë deri te federata. Ka thënë ndikoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino,”– tha Paloka.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi është shprehur se makina e blinduar e llojit “Lincoln”, me të cilën kryeministri Edi Rama u largua nga kryesia e Partisë Socialiste pasi në të njëjtën zonë u arrestua i armatosur Vladimir Gjuta është në pronësi të Olsi Ramës. Kryeministri Edi Rama u largua me makinë të blinduar nga kryesia e Partisë Socialiste ndërkohë që vetëm pak metra larg saj, Vladimir Gjuta ra në pranga i armatosur. 40-vjeçari u pikas me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 120 mijë euro me vete. Pas kësaj ngjarjeje, Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade, e ftuar në studion e Abc Neës me gazetarin Endri Xhafo ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me...
TIRANË- Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka publikuar mesazhin e disa të rinjve për Erjon Veliajn, të cilët kërkojnë drejtësi për Ardit Gjoklajn 3 vi...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi është shprehur se makina e blinduar e llojit “Lincoln”, me të cilën kryeministri Edi ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e 100-vjetorit të Tiranës si kryeqyte...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas vizitës së parë që pati në Shëipëri si kryeministër dhe takimeve që zhvilloi në vendin tonë. Në n...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet. Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet ...
TIRANË- Delegacioni i Komisionit të Venecias ka nisur takimet në ditën e dytë që ndodhen në Shqipëri, ku u takuan me aktorët politikë dhe jo vetëm, për lig...
TIRANË- Pas përfundimit të takimit me me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias,Vokshi deklaroi se Rama miraton ligje antikushtetuese dhe antieuropiane, se...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se si është përballuar me një ndërtues në kohën kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. I pranishëm në ceremonin...