Politike

Edi Rama në Rusi, tregon prapaskenat e bisedës me kryediplomatin e Putinit: Lavrov është një enciklopedi e gjallë, takim shumë i vështirë

Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se takimi me Lavrov ka qënë një ndër më të vështirët që ai kishte realizuar.
Featured image of article: Edi Rama në Rusi, tregon prapaskenat e bisedës me kryediplomatin e Putinit: Lavrov është një enciklopedi e gjallë, takim shumë i vështirë Edi Rama

RUSI– Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Moskë në cilësinë e kryetarit të OSBE dhe në një intervistë për “Real Story” ka treguar detaje nga takimi që kishte me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se takimi me Lavrov ka qënë një ndër më të vështirët që ai kishte realizuar.

“Hyn në takimet e vështira. Lavrov është një enciklopedi e gjallë e diplomacisë ruse. Është përfaqësues i një prej palëve më të rëndësishmë. Biseda ka qënë interatikve pasi zgjati edhe shumë. Nuk mbeti në atë dhënie-marrjen klasike,”-tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se ka bërë lobim për Kosovën, se Serbia bën mirë për veten e saj që të njohë shtetin e Kosovës.

“Zgjerimi i agjendës përtej kryetarit të OSBE, ka qenë një zgjedhje e Lavrov. Unë kam zgjedhur të flas për Kosovën. Që kur ne kemi marrë kryesimin e OSBE, është thënë se për Kosovën ne do të qëndrojmë në një pozicion që nuk do na digjte në këtë pozicion që kemi. Është e vlefshme që këtu në Moskë ne ta themi se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Unë do të shtoja se njohja e Kosovës nga Serbia, mendoj se edhe faktori shqiptar duhet ta nxisë dialogun. Faktori shqiptar duhet të nxisë dialogun. Në këtë aspekt, u bë gjëja e duhur”, shtoi më tej kryeministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Rusi, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Vizita e Ramës në Moskë, është bërë në kuadër të detyrës që ai mban këtë vit si kreu i radhës i OSBE. Në takimin mes Ramës dhe Lavrov diksutimet kanë qenë të fokusuara për çështjen e Ukrainës dhe zgjidhjen e konflikit mes Serbisë dhe Kosovës.

(k.m.dosja.al)

Shto Koment