Politike

Rikthehen fluturimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Rama përshëndet marrëveshjen: Shumë mirë bëri Ramushi, lufta s’i sjell hajër popullit

Kryeministri Edi Rama shkruan se ky është një hap i rëndësishëm për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në rajon. 
Featured image of article: Rikthehen fluturimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Rama përshëndet marrëveshjen: Shumë mirë bëri Ramushi, lufta s’i sjell hajër popullit Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar në Berlin për rikthimin e fluturimeve ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit. (Lexo këtu)

Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se ky është një hap i rëndësishëm për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në rajon.  Ndër të tjera, Rama ka përgëzuar edhe homologun e tij në ikje, Ramush Haradinajn për vendimin, edhe pse këtë të fundit e ka hedhur në gjyq për shpifje. 

Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit,”-shkruan ndër të tjera Rama. 

POSTIMI I PLOTË: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”. Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë! Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit.

Postimi i plotë i Ramës

Marrëveshja  që synon rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, u nënshkrua në Berlin në ambasadën e SHBA nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Fluturimet Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas në të ardhmën do të realizohen nga kompania gjermane Lufthansa. 

Ky është një hap i rëndësishëm në marrëdhënien mes dy vendeve pasi prej disa vitesh Kosova u ka vënë taksa 100% mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnje-Hezergovina. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment