Politike

Rama tregon risinë te Spitali i ri i Kirurgjisë: Do filmohen operacionet, studentët do kenë arkivë të pasur për leksione (VD)

Rama u shpreh se  tashmë të gjitha operacionet në këtë spital do të filmohen që të jenë një arkivë për studentët e do jenë dhe pjesë e leksioneve në universitet.
Featured image of article: Rama tregon risinë te Spitali i ri i Kirurgjisë: Do filmohen operacionet, studentët do kenë arkivë të pasur për leksione (VD) Edi Rama, Kryeministër të Shqipërisë
Përditësuar:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga ceremonia inauguruese për godinën e re të Spitalit të Kirurgjisë. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se  tashmë të gjitha operacionet në këtë spital do të filmohen që të jenë një arkivë për studentët e do jenë dhe pjesë e leksioneve në universitet.

Tashmë do filmohen të gjitha operacionet. Studentët mund të shohin çdo gjë që bëhet edhe pse nuk janë në sallën e operacionit edhe pse kjo është një pjesë e rëndësishme e proefesionit të tyre. Por tashmë ne do të keni një bibliotekë dixhitale për operacionet, ku do ketë një arkivë të pasur”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Godina e re e kirurgjisë në QSUT do të të mbajë emrin e kirurgut të madh, Frederik Shiroka. Sot është inauguruar godina e re, e cila do të ketë 7 salla të reja operacioni dhe 120 shtretër. Rama është shprehur se është një ëndërr e tij e bërë realitet. Ndërkohë Manastirliu tha se do të marrin shërbim 350 mijë pacientë, dhe kapacieti është për 9 mijë ndërhyrje në vit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment