Politike

I karantinuar në shtëpi, Rama zbulon si po e shtyn kohën: Kam nisur yoga-n, po mbaj edhe agjerim, është super se e kam me provë

VIDEO
  • Rama kujton kohën e zborit, nxjerr rregullin e ri
  • Kreu i qeverisë tha se kohën po e kalon duke bërë yoga dhe sa i përket ushqimit, po mban agjerim në mënyrë që të mos e teprojë.
    Featured image of article: I karantinuar në shtëpi, Rama zbulon si po e shtyn kohën: Kam nisur yoga-n, po mbaj edhe agjerim, është super se e kam me provë Edi Rama

    TIRANË– Duke qënë se gjatë periudhës së karantimit në shtëpi, problem është shtyrja e kohës, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këshillat e tij. 

    Kreu i qeverisë tha se kohën po e kalon duke bërë yoga dhe sa i përket ushqimit, po mban agjerim në mënyrë që të mos e teprojë.

    “Do të numërojmë ditë dhe javë brenda. Prandaj miq durim dhe vetëm durim. Meqë po rrimë të gjithë në shtëpi, po përfitojmë edhe pozitivisht po përfitojmë disa të mira. Unë po bëj yoga dhe ushqim vetëm në harkun e 8 orëve dhe 16 orë agjerim. Është super, e kam me provbë. Kush do, ta provojë!,“-tha Rama.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment