
DURRËS- Drejtuesi politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka, ditën e sotme është takuar me banorët në zonën e ish-Kënetës. Ai është shprehur se ne kemi një qeveri të dështuar teksa ëhstë drejtuar banorëve duke u thënë se askush më shumë se ata nuk e ka ndjerë dështimin e keq-qeverisjes së Ramës. Ai ka thënë ndër të tjera se Rama gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka menduar vetëm për xhepat e tij.
“Në 25 Prill jemi përballë me një qeveri që praktikisht ka dështuar në gjithçka. Nuk ka nevojë t’jua tregoj, sepse më shumë sesa ju, nuk e ka ndjerë askush tjetër dështimin dhe pasojat e një keq-qeverisje si kjo e Ramës. Në 8-të vite mendoi vetëm për xhepat tij”, tha Paloka.
(a.k.dosja.al)