Politike

Edi Paloka: Rama mashtroi, nuk ka dhënë asnjë pagë të muajit mars për shqiptarët

Paloka shkruan se mijëra qytetarë janë të pa shpresë dhe presin të marrin pagën e muajit mars dhe nuk kanë arritur që ta bëjnë këtë gjë, sepse Rama i ka mashtruar. 
Featured image of article: Edi Paloka: Rama mashtroi, nuk ka dhënë asnjë pagë të muajit mars për shqiptarët
Përditësuar:

TIRANË– Edi Paloka është shprehur se kryeministri Edi Rama ka premtuar se askush nuk do të ngelet pa pagën e muajit mars dhe se sipas tij ka mashtruar. Në një denoncim në rjretet sociale, Paloka shkruan se mijëra qytetarë janë të pa shpresë dhe presin të marrin pagën e muajit mars dhe nuk kanë arritur që ta bëjnë këtë gjë, sepse Rama i ka mashtruar. 

“Edi Rama është kapur në gënjeshtër dhe nuk ka as kurajon më të vogël qytetare të kërkojë ndjesë. U premtoi shqiptarëve në 17 Mars 2020 se askush nuk do të ngelet pa marrë pagën e Marsit dhe mashtroi. Mijëra qytetarë nuk kanë arritur të marrin pagën e muajit Mars dhe janë sot në luftë me mbijetesë. Edhe pse sot është data 4 Prill, rreth një muaj nga fillimi i krizës në Shqipëri, Qeveria nuk ka shpërndarë asnjë lek. Ndërkohë që dalin e gënjejnë nëpër media çdo ditë, zero të vetëpunësuar kanë marrë pagesë, zero biznese kanë marrë mbështetje, zero familje në nevojë kanë marrë ndihmën ekonomike të premtuar dhe zero të papunë kanë marrë pagesën e premtuar. Kjo nuk është kohë për gënjeshtra. Kjo nuk është kohë për propagandë. Vepro tani: Anullo koncesonet dhe ndihmo shqiptarët!”– shkruan Paloka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Denoncimi i Plaokës vjen tre javë pasi Shqipëria ka hyrë në një izolim total për shkak të koronavirusit. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar një plan masash dhe një paketë ekonomike. Sipas tij, çdo qytetar që ka humbur puën për shkak të koronavirusit do të marrë pagën e deklaruar. E njëjta gjë vlen edhe për biznesin e vogël që është mbyllur.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment