Aktualitet

#Edheunë”, aktorja Plasari u përgjigjet kritikëve: Jam në krye të detyrës, po punoj kundër diktaturës

Në një reagim Plasari shkruan se  ajo është në krye të detyrës duke u përkthyer gazetarëve të huaj të llojit, Peter  Tiede, gjithë finesat e zgjedhjeve moniste.
Featured image of article: #Edheunë”, aktorja Plasari u përgjigjet kritikëve: Jam në krye të detyrës, po punoj kundër diktaturës Aktorja, Sesilia Plasari

TIRANË- Një ditë më parë në rrjet u bë një pyetje për të gjitha artistët e njerëzit e njohur që kishin vendosur para zgjedhejve hashtagun #Edheunë dhe kishin premtuar se nuk do lejonin të tjerët që të shkonin të votonin, se pse u shua lëvizja e tyre.

Kësaj pyetje i është përgjigjur sot Selilia Plasari, i cila ishte një ndër mbështetëset e kësaj nisme. Në një reagim Plasari shkruan se  ajo është në krye të detyrës duke u përkthyer gazetarëve të huaj të llojit, Peter  Tiede, gjithë finesat e zgjedhjeve moniste.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jam në krye të detyrës, duke ju shpjeguar dhe përkthyer gazetärëve francezë të llojit të Peter Tiede, gjithë finesat e zgjedhjeve moniste, ato “shqiptaret”, të cilat ata nuk i kuptojnë dot. Jo vetëm dje, por edhe në ditët në vijim. Mos prisnit t’ju sillja edhe unë në zgjedhje ndonjë gomar? Apo të këndoja “Edi Rama tungjatjeta? “Këto i bëri gjenia e popullit për mrekulli! Ne të tjerët, secili sipas mënyrës së vet, po punojmë kundër diktaturës”, shkruan ajo.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “#Edheunë”, aktorja Plasari u përgjigjet kritikëve: Jam në krye të detyrës, po punoj kundër diktaturës

  1. Ore te dashur karzetare une me kete mbiemer njoh vetem shokun Ndreci Plasari dhe nje ish oficer te shikut te gazidedes Aurel Plasari.Kjo mos ka qene aktore te teatri i kukllave se sme thote gje as si emer as si surrat

Shto Koment