Showbiz

Edhe pse nuk ka lindur në Shqipëri, Bebe Rexha i shërben mysafirëve siç e do zakoni: Ne duhet të kemi çokollata të vogla për t’ua shpërndarë gjithëve

Përveç albumit, në intervistën që pati për “Los Angeles Times”, ajo ka folur edhe për origjinën e saj dhe traditat shqipëtare.
Featured image of article: Edhe pse nuk ka lindur në Shqipëri, Bebe Rexha i shërben mysafirëve siç e do zakoni: Ne duhet të kemi çokollata të vogla për t’ua shpërndarë gjithëve Bebe Rexha

SHBA-Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi albumin e saj më të ri, “Better Mistakes” dhe ka dhënë një intevistë në lidhje me këtë album.

Përveç albumit, në intervistën që pati për “Los Angeles Times”, ajo ka folur edhe për origjinën e saj dhe traditat shqipëtare.

Ajo ka treguar se si është muzika tradicionale shqiptare dhe cilat janë ritmet e saj.

“Kur të shkoni në një dasmë atje, do të keni një djalë të madh që godet në daulle bas dhe më pas do të vijë edhe dikush me klarinetë ose një fizarmonikë. Daullet tingëllojnë si: Boom-Chicka-Boom-Chicka-Boom-Boom-Boom”, ka thënë artistja shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej, ajo u pyet se cila është gjeja më shqiptare, të cilat ajo i praktikon te familja e saj, në shtëpinë e tyre në Neë York.

“Kur njerëzit vijnë, unë duhet t’u shërbej atyre diçka, edhe nëse ata po punojnë për mua – si për shembull zonja ime pastruese duhet të ketë një vakt të plotë. Në kulturën shqiptare, kur dikush vjen mysafir, ekziston një sistem i hapave se si ju i shërbeni njerëzve. Le të themi se nëse do të kaloni nga shtëpia e mamasë sime, ajo do t’iu mirëpresë, dhe ne duhet të kemi çokollata të vogla, çokollata vërtet të këndshme dhe duhet të shkojmë në sallon për t’ua shpërndarë gjithëve – nga më i vjetri tek më i riu, të gjithë marrin një copë çokollatë. Atëherë më pas unë do të shërbej pije, ujë ose lëngje frutash. Pastaj vendos në tabaka një pjatë të madhe me ëmbëlsira – të gjitha llojet e ëmbëlsirave. Atëherë ndoshta më pas duhet të bëj kafe dhe do të shërbej kafe me tortë. Dhe pastaj e përfundojmë me fruta”, tha ajo.

Pavarësisht se Bebe Rexha as nuk  ka lindue në Kosovë, duket se ajo i din shumë mirë traditat shqipëtare.

(e.k/dosja.al)

Një Koment në “Edhe pse nuk ka lindur në Shqipëri, Bebe Rexha i shërben mysafirëve siç e do zakoni: Ne duhet të kemi çokollata të vogla për t’ua shpërndarë gjithëve

  1. Si shpirt, ndihem krenar qe je shqiptare zemer 😘

Shto Koment