Showbiz

Edhe pak ditë do të bëhen prindër, Klea Huta zbulon se Elgiti do të jetë pranë saj në sallën e lindjes (FOTO)

Në postimin e Kleas shihet një video ku tregohen “5 arsyet pse partnerët duhet të jenë të pranishëm në sallën e lindjes”.
Featured image of article: Edhe pak ditë do të bëhen prindër, Klea Huta zbulon se Elgiti do të jetë pranë saj në sallën e lindjes (FOTO) Klea Huta dhe Elgit Doda

TIRANË– Moderatorja e njohur, Klea Huta është në pritjen e ëmbël dhe së shpejti ajo do të bëhet nënë e një djali.  Klea është shumë aktive në rrjetet  sociale nga ku ndan herë pas here momente të ndryshme nga  jeta e saj,  kusigurisht kohët e fundit ajo ka folur më së shumti për shtatzëninë dhe ndjesitë që  po ka kalon gjatë kësaj kohe.

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga momenti që Klea dhe Elgiti të bëhen prindër, moderatortja  ka vbërë gati edhe çantën e maternitetit për të vogëlushin që do të vijë në jetë.

Përmes një postimi në Instastory Klea ka treguar edhe një detaj shumë të rëndësishëm që lidhet me momentin e lindjes.

Në postimin e saj shihet një video ku  tregohen “5 arsyet pse partnerët duhet të jenë të pranishëm në sallën e lindjes”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Një nga vendimet më të bukura në jetë është që të dy prindërit ta presin ardhjen e fëmijës, bashkë.”-  ka shkruar Klea tek videoja që ka postuar.

Postimi i Kleas ne Instastory

Çdo grua do dëshironte që në momentin e lindjes të kishte pranë partnerin ndërkohë që në shumicën e rasteve në momentin e lindjes nëna rrethohet vetëm nga mjekë dhe infermierë që me siguri nuk i japin mbështetjen e duhur siç do ja jepte partneri.

Por me anë të këtij postimi, Klea tregoi se ajo dhe Elgiti kanë marrë vendimin që edhe ai të jetë në sallën e lindjes, në mënyrë që edhe ai do të përjetojë momentet e para të fëmijës së tyre.

A.C/Dosja.al

Shto Koment