LIVE UPDATES
Editorial

Edhe njëherë për domosdoshmërinë e “dhunës”

23 Shkurt 2019, 13:02 Nga DOSJA
Edhe njëherë për domosdoshmërinë e

Që nga protesta e opozitës të shtunën, kur u thyen 2- 3 tre xhama dhe kur shkërmoq kërpudha e artistit bashkëkohor Carsten Holler, i gjithë debati i politikës dhe studiove televizive po vërtitet rreth “dhunës”. Qeveria, kryetari i kuvendit, policia, garda, ambasadat e huaja njëra pas tjetërës, Brukseli dhe Uashingtoni po denoncojnë gjëmën që kujtojnë se ngjau dhe, njësoj si Nastradini, po shpërndajnë ndëshkime edhe për atë që do të ndodhë në të ardhmen.

E zënë në çark, në këtë vorbull propagande, edhe opozita, që kreu aktin e saj më radikal në këto 30 vite duke djegur mandatet, është kapluar nga kompleksi i dënimit të akteve ekstraligjore. Shprehja e përfaqësueseve të saj i ngjan më shumë sjelljes së fajtorëve pa faj. Ata i dënojnë militantët e vet që kryen krime të barazvlefshme me mosecjen mbi vijat e bardha apo shkeljen e semaforëve, duke u justifikuar me alibinë: “gjithçka e bëri zemërimi i popullit, i cili nuk pyet më as për ne”.

Në fak kjo është një gënjeshtër, sa e pabesueshme, po aq edhe e panevojshme. Nuk ka shqiptar që nuk e di se ato pak akte force që u bënë të shtunën e 16 shkurtit, ishin fryëmzuar, planifikuar dhe nxitur nga PD- LSI.

Por, debati nuk është ky. Pyetja që shtrohet nuk është nëse e ushtroi opozita, atë që për lehtësi komunikimi të gjithë kemi rënë dakord ta konsiderojmë si “dhunë”, por e rëndësishme është diçka tjetër: a qe e domosdoshme ajo, madje edhe akte shumë më ekstreme?

Përgjigja më e thjeshtë për këtë na vjen nga një demokraci shumë më e lashtë dhe e përparuar se ne, nga një vend që i ka prerë kokat e mbretërve dy shekuj më parë, pra nga Franca e cila u përball me një krizë shumë më të fortë demokracie, me protestën mbi tre mujore të jelekëve të verdhë. Ato që ndodhën çdo fundjavë në avenue des Champs– Élysées mund të konsideroheshin vërtet akte dhune, pa përdorur thonjzat që ne vëmë për të përshkruar atë që ngjau në Tiranë. Djegia dhe thyerja e dyqaneve, shkatërrimi i pronës private, bllokimi i autostradave, thyerja e statujave që gjendeshin brenda harkut të triumfit, qenë imazhet më të forta të asaj zemërate.

Dhe po të dëgjoje ata që e mbështesnin lëvizjen e “gilets jaunes”, avokatia e tyre ishte unanime: “Nuk ka mënyrë tjetër veç akteve të dhunës, për të bërë të dëgjohet zëri i atyre që shpërfillen. Nuk ka mjet tjetër për ta bërë pushtetin dhe kastën të mbajë vesh”.

Natyrisht, njihet edhe kundërargumenti i atyre që qëmtojnë diferenca mes asaj që ndodhi në atdheun e galëve dhe kësaj që ka marrë jetë në vendin e shqiponjave. Ata thonë se nuk ka ngjashmëri, sepse në Francë u ngrit një pjesë e popullit, ato grupime të margjinalizuara dhe rurale që nuk gjendeshin fare të përfaqësuara dhe ndiheshin të padëgjuara nga sferat e larta, ndërsa në Shqipëri po proteston opozita, e cila kishte gati gjysmën e parlamentit, e cila ka vëmendjen mediatike, e cila është prezente kudo, pra që nuk mund të ankohet për shpërfillje dhe mos dëgjim.

Dhe këtu vijmë në pikën kyçe.

Po a mund të konsiderojë çdo individ i arsyeshëm dhe me gjykim të lirë se opozita është e përfillur dhe e dëgjuar në Shqipëri?

A mund të quhet ajo e tillë, kur edhe pasi zbulon një vjedhje 40 milionëshe, askush nuk përfundon në burg?

A mund të quhet ajo e tillë, kur edhe pasi provohen vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandat e drogës, askush nuk ndëshkohet?

A mund të quhet ajo e tillë, kur qeveria fal koncesione dhe PPP që e tejkalojnë me pesë fish mandatin e saj kohor?

A mund të quhet ajo e tillë, kur parlamenti miraton ligje antikushtetuese “ad nominem” dhe askush nuk ka gjykatë ku të ankohet?

Të gjitha sa më sipër tregojnë se, njësoj si kudo, nga Parisi në Karakas, aktet ekstraligjore të forcës, nuk janë asgjë më shumë se klithma për t’u dëgjuar dhe për të tërhequr vëmendjen.

Madje shpesh herë ato shërbejnë si katalizatorë për transformime të mëdha.

Nuk dua të përmend këtu një argument që e kam stërpërdorur, atë për vitin 1997. Atëherë dhuna tragjike, madje rrëmbimi i armëve, prodhoi një Shqipëri më të mirë. Ajo shërbeu për shembjen e regjimit diktatorial të Berishës dhe sado e rëndë që ishte kostoja njerëzore, ajo na la trashëgim një vend ku morën fund burgosjet politike të kundërshtarëve, ku Sudja dhe Xhaferri u zëvendësuan me banka private, ku megafoni i vetëm i pushtetit, ekrani shtetëror, u mposht nga dhjetra televizione të reja që lindën si pasojë e erës së re të lirisë.

Pra edhe tani, në situatën ku gjendemi, askush nuk mund ta mohojë se përdorimi i mjeteve ekstraligjore është shpresë për ditë më të mira të nesërmen.

Duke qenë një nga ata që besojnë se është dhunë më e madhe të shembësh për interesa okulte 300 shtëpi të mjerësh tek unaza, sesa të thyesh kërpudhën; se është më ekstreme të rëmbesh tokën publike në qendër të Tiranës dhe të ndërtosh gjashtë kulla 200 milionëshe, sesa të zaptosh me forcë sallën COD të kryeministrisë; se është më kriminale të blesh vota me Avdulajt, sesa që protestuesit të hyjnë me forcë në mjediset e parlamentit: unë i shoh të dytat si të vetmen rrugë për të neutralizuar të parat.

Sepse të gjitha këto veprime të “dhunshme” nuk janë asgjë tjetër veçse apel që shqiptarët të hapin veshët dhe ndërkombëtarët të kthejnë sytë nga ato krime që propaganda e regjimit po i mban të relativizuara. Dhe historia na mëson se sa më ekstreme të jenë këto akte, aq më e madhe do të jetë vëmendja për të dekriptuar mëkatet e Rilindjes. Pra sa më shumë të shtojmë “dhunën”, aq më pranë do e kemi zgjidhjen.

Marrë nga Lapsi.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial andi bushati dhuna ne proteste djegia e mandateve te opozites protesta e opozites andi bushati dhuna ne proteste djegia e mandateve te opozites protesta e opozites

Sondazh

Poll
Editorial 23 Shkurt 2019, 11:59

Përpjekje për të fshehur luftën me Perëndimin!

Sali Berisha sot e nisi ditën me një ekspozitë arti në Tiranë, ku një artist ka bërë një cikël grafikash me personazh kryesor presidentin Trump. Lajmëroi qysh h...

Editorial 21 Shkurt 2019, 12:40

Barcelona synon transferimin e Rashford

Sulmuesi anglez i Manchester Unitedit, Marcus Rashford është qëllimi kryesor I Barcelonës gjatë verës së ardhshmë.Rashford është njëra nga lojtarët më në formë ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni