Bota

“Numri 75”, Këpucari rumun krijon këpucët më të çuditshme kundër Covid-19

FOTO
Ai quhet  Grigore Lup dhe është nga qyteti i Cluj, që ka shtuar në listën e sendeve të krijuara kundër Covid-19 këpucët e çuditshme, aspak praktike.
Featured image of article: “Numri 75”, Këpucari rumun krijon këpucët më të çuditshme kundër Covid-19 Grigore Lup

RUMANI– Virusi vdekjeprurës që është përhapur në mbarë botën ka shkaktuar një mori ndryshimesh në jetën e njeriut, pasi  tashmë njerëzit duhet të kudesen për shëndetin e tyre, higjenën dhe të respektojnë distancën sociale në mënyrë që frenojnë një valë të dytë të Covid-19.

Kështu të gjendur në këtë situatë, shumë kompani apo edhe vetë njerëzit po mundohen të shpikin mënyra të ndryshme që mund të ndihmojnë në distancimin social.

Kështu një këpucar rumun ka treguar edhe krijimtarinë më të fundit për të ruajtjur  distancën mes njerëzve. Kjo pasi pavarësisht rregullave, shumë njerëz shkelin rregullat e distancimit, prandaj ai ka prodhuar një model të ri këpucësh që kanë një majë të gjatë  përpara, shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim deri më sot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai quhet  Grigore Lup dhe është nga qyteti i Cluj, që ka shtuar në listën e sendeve të krijuara kundër Covid-19 këpucët e çuditshme, aspak praktike ku numri i tyre është 75. Megjithatë duket shume e vështirë që një njeri të eci me këpucë të tilla.

Burimi: Ndtv

A.C/Dosja.al

Shto Koment