Showbiz

“Edhe kur kam qenë i martuar kam qenë single” Robert Berisha i thotë të gjitha nuk kursehet ndaj Jessica Kadiut: Që femrat të…

Këngëtari ndër të tjera u shpreh se nuk po e beson që ka ardhur koha që femrat të thonë "kam qenë i lidhur me një mashkull" dhe ai të mos e pranojë.
Featured image of article: “Edhe kur kam qenë i martuar kam qenë single” Robert Berisha i thotë të gjitha nuk kursehet ndaj Jessica Kadiut: Që femrat të… Jessica Kadiu dhe Robert Berisha

KOSOVË– Robert Berisha është përfolur gjithmonë për jetë e tij private duke bërë bujë në mediaat rozë. Së fundmi, Roberti është përfolur për një lidhje me modelen Jessica Kadiu e cila reagoi ashpër ndaj deklaratave të këngëtarit që mohonte lidhjen e tyre. Kaq ka mjaftuar që modelja të deklaronte që ka prova për t’i shkatërruar jetën.

Në një intervistë për “Expres Rozë” Roberti është shprehur se nuk e di çfarë ka dashur të thotë Jessica duke ritheksuar se mes tyre ka pasur vetëm shoqëri asgjë më shumë. Këngëtari ndër të tjera u shpreh se nuk po e beson që ka ardhur koha që femrat të thonë “kam qenë i lidhur me një mashkull” dhe ai të mos e pranojë. 

“Më përpara, djemtë nxirrnin fjalë për vajzat pa ndodhur asgjë mes tyre, por që të vijë dita të flasin femrat dhe mashkulli të mos pranojë. Jam djalë i shoqërueshëm dhe rri me shumë femra. Është vajë e mirë, e mençur që jeton jashtë, kemi pasur shoqëri por asgjë më shumë. Kur të bëj lidhje serioze, do e marrin vesh të gjithë. Nuk është turp të kesh një femër, një lidhje. Vajzat e reja preken, pse ky thotë kështu. Nuk kam nevojë të tregoj gjë për jetën time private. Nuk po gënjej dhe nuk po fsheh gjë, s’kam bërë ndonjë gjë të keqe. Kur të jem me një femër, do e them. Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me ato postime,”- u shpreh Robert Berisha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teksa pyetet për statusin e tij aktual, këngëtari thotë se dhe kur ka qenë i martuar ka qenë single. Ndërsa për planet për një martesë tjetër Roberti thekson se nuk ka më në plan të bëjë dasmë por thjesht të bashkëjetojë.

“Nuk e besoj që martohem më. E kam bërë një dasmë të mirë dhe do mbetet si kujtim i bukur, ka qenë një lloj party artistësh. Të martohem jo më, ndoshta ndonjë bashkëjetesë sepse jeta është e gjatë,”– përfundoi këngëtari.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment